Preshevë, 26 tettor  -I dërguarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shef i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK)  Zahir Tanin ka qendruar në Beograd ku ehste tzakuar me presidneitn serbe Aleksnader Vucic. Shefi i UNMIK-ut me Vucic kane diskutuar për Kosovne dhe dilagoun, njoftin agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Takimi u mbajt përpara seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilin një raport tremujor mbi punën e UNMIK-ut do të paraqitet në mes të nëntorit.

Presidenti serb tha se Serbia është e angazhuar të mbajë dinamikën e mirëmbajtjes dhe formatit të takimeve të Këshillit të Sigurimit mbi punën e UNMIK-ut, u njoftua pas takimit.

Vuçiç tha se në dy vitet e fundit ka pasur më pak incidente në baza etnike në Kosovë se kurrë më parë dhe se udhëheqja e Serbisë vlerëson përpjekjet e Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se puna e UNMIK-ut është shumë e rëndësishme për Serbinë, sepse Misioni i OKB-së  garanton neutralitetin e statusit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Vuçiç tha se prania ndërkombëtare është e rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut të Brukselit. Presidenti Vuçiç dhe Tanin theksuan rëndësinë e dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën. Shefi i UNMIK-ut Tanin vuri në dukje nevojën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

 

SHPËRNDAJE