Me qëllim të përgatitjes së automjetit për siguri në komunikacion ministria e punëve të brendshme e Republikës së Serbisë në bashkëpunim me Lidhjen Auto moto të Serbisë dhe Asociacionin e kontrollimeve teknike të automjeteve organizojnë kampanjën për kontrollimet e automjeteve,njofton agjencia infomative “Presheva jone” dukeju referuar nje komunikat te sherbimit informativ te Policise se Preshvës.

Preshevë, 21 qershor/ AIK-PreshevaJonë

Më konkretisht, sipas kesaj komunikate për media thuhet se gjatë periudhës 20 deri më 25 qershor 2011 (për cdo ditë nga ora 07:00 deri në ora 20:00) organizohet aksioni qendrorë preventivo- propagandues në rritjen e kontrollit në komunikacion me moton Automjeti i rregullt- automjeti i sigurt. Qëllimi i këtij aksioni është që falas të verifikohet kontrollimi teknik i automjetit me qëllim të shmangieve të aksidenteve të mundshme për mos posedim të automjetit të rregullt. Gjatë periudhës së aksionit në fjalë policia e komunikacionit do të kryejnë kontrolla të automjeteve dhe shoferëve posaçërisht nëpër rrugët ku edhe shenjat janë të vendosura për automjet të sigurt. Pas përfundimit të aksionit Automjeti i rregullt- automjeti i sigurt policia e komunikacionit do të bëjnë edhe më tutje kontrollime teknike ku pas së cilës do të pasojnë edhe sanksione të parapara me ligj në rast të mos pasjes së automjetit në gjendje të rregullt teknike.

SHPËRNDAJE