(E plotësuar) – Stabiliteti i Ballkanit është shumë i rëndësishëm për NATO-n, andaj KFOR-i do të vazhdojë misionin e vet në Kosovë, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se i siguronte kryeministrin dhe qytetarët e Kosovës se forca e KFOR-it do të mbetet në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë e paqësor.

“NATO është në Kosovë, NATO e ka forcën e KFOR-it këtu që garanton paqen dhe sigurinë në këtë rajon, si pjesë e ruajtjes së paqes në Evropë”, ka thënë Stoltenberg. Kjo prani e KFOR-it me mbi 4.500 ushtarë, tha Stoltenberg do të jetë e pranishme në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Por para së gjithash tani është koha për dialog ka thënë ai. Në këtë kuadër, Stoltenberg u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, por edhe atyre në Beograd që të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimit të saj në një Forcë të Armatosur, Stoltenberg tha se NATO mbështet zhvillimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së, kurse transformimi mbetet çështje ligjore që duhet ta zgjidhin institucionet e Kosovës.“NATO është e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Ne nuk vendosim për këtë strukturë, vendosë vetë Kosova:, ka thënë shefi i NATO’s.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg takon liderët e Kosovës. Ju kerkon uljen e tensioneve

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po qëndron sot për vizitë njëditore në Kosovë. Mustafa ka thënë gjatë një konference për media se falënderon NATO-n për gjithçka që ka bërë për Kosovën. Nga takimi i shefit te NATZO.s ne Preisjtine nga jgithe ldieret ka kerkuar uljen e tensioneve dhe ptoblemet t’i zgjedhin përmes dialogut me vendet fqinje, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Kosova vlerëson lart rolin e NATO-s dhe aspiron të bëhet pjesë e saj. Të gjitha pjesët e politikës në Kosovë, si pozitë dhe opozitë janë pajtuar për këtë dhe ky është qëndrim i yni i përbashkët. Vlerësojmë lart rolin e KFOR=it dhe shohim se është i domosdoshëm prania e kësaj trupi ende në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Qeveria është thellë e përkushtuar që të gjitha çështjet përmes dialogut me Serbinë.

“Dialogu është strategjik, mirëpo përkundër kësaj ne kohëve të fundit kemi pasur disa provokime, për të cilat jemi marr vesh ti kalojmë në paqe dhe përkushtim dhe të ndërtojmë një mjedis ku do të mbizotëroj paqja”, ka thënë tutje Mustafa.

Ai  tha se deri tani dialogu ka dhënë rezultate pozitive dhe janë të interesuar që të integrojnë të gjithë serbet në institucionet e Kosovës.

Shefi i NATO-s Stoltenberg sot ne Kosovë me mesazhe të qarta Prishtines dhe Beogradit

 

Nje dite para vizitës së shefit te NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë, një  zyrtar ka deklaruar se kreu i NATO-së me një delegacion ushtarakë, do të takohet fillimisht me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo si përfaqësues kryesor të bashkësisë ndërkombëtare dhe vendore në rajon. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës do të ketë takime edhe me Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Branimir Stojanovic dhe Enver Hoxhajn, ka thëne zyrtarja  e NATO-s për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Në orën 13:45 Stoltenberg do të ketë konferecë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin, Isa Musfën, konferenca do të transmetohet drejtëpërdrejt në faqen e internetit të NATO-s.

 

Zyrtari i NATO-s: E ardhmja e Kosovës  dhe mbarë rajonit në Ballkan është Aleanca Veriatlantike 

Provokimet serbe dhe situata e tensionuar mes dy shteteve, të cilat kanë ngecur në dialogun e Brukselit, i ka alarmuar ndërkombëtarët. Në një kohë kur në Kosovë është ngritur zërin për formimin e Ushtrisë dhe është kërkuar që të hiqet dorë nga bisedimet me Serbinë, dhe njëherësh të vihen në zbatim  masat e reciprocitetit, Kosova do të vizitohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

Lidhur e situatën në Mitrovicë dhe murin serb në mes të qytetit, zyrtari i NATO-s nje dite pra vizites se shefit te saj ne Kosovë  i ka thënë agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” se ajo është një çështje tejet shqetësuese.

“«Incidenti i fundit në lidhje me mur në Mitrovicë është një çështje shqetësuese. Ne e kuptojmë një marrëveshje është arritur për të hequr atë »”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Sa i përket këmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, zyrtari shton se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor shtrihet në familjen euroatlantike.

“KFOR-i do të marrë të gjitha masat  që konsiderohen të nevojshme për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së. Ne mbështesim plotësisht diaogun e sponsorizuar nga BE  dhe në rritjen e normalizimit të marrëdhënieve. Prandaj, mbetet shumë për t’u bërë për një normalizim të plotë të sigurisë dhe situatën politike në Kosovë. Më shumë duhet të bëhet për të lënë të kaluarën prapa dhe t’i kthehemi  te ardhmes.” thotë në vazhdim ai.

Në  fund rreth ka pohuar se NATO mbetet e angazhuar për ta ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

SHPËRNDAJE