Përfaqësuesit shqiptarë kanë paraqitur para ambasadorit Degert brengosjet e veta lidhur me situatën aktuale dhe problemet ekzistuese në Luginë të Preshevës dhe mungesën e vullnetit politik në Beograd, për ti zgjidhur ato.

Enis SALIHU

Beograd, 11 shkurt / AIK-Presheva Jone

Në orët e pasditen sot një delegacion në përbërje të Riza Halimit deputet, Shaip Kamberit kryetar I komunës së Bujanocit dhe Jonuz Musliut kryetar I kuvendit komunal, janë  pritur nga shefin e delegacionit të Komisionit Evropian, ambasadorin Vinsent Degert, për të biseduar lidhur me situatën politike në rajon, funksionimin e Trupit koordinues dhe integrmin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Përfaqësuesit shqiptarë kanë paraqitur para ambasadorit Degert
brengosjet e veta lidhur me situatën aktuale dhe problemet ekzistuese në Luginë të Preshevës dhe mungesën e vullnetit politik në Beograd, për ti zgjidhur ato.Njëkohësisht, ata kanë kërkuar përkrahje prej delegacionit Evropian për ti tejkaluar këto probleme.

Ambasadori Degert ka shprehur qëndrimin se delegacioni Evropian e ka në fokusim Luginën e Preshevës duke shprehur gatishmëri të angazhimit të mëtejm qe kërkesat politike të shqiptarëve të realizohen në një proces të dialogimit të sinqertë.

SHPËRNDAJE