Résultat de recherche d'images pour "lavdrim muhaxheri"

Preshevë, 3 gusht -Para dy muajsh, pikerisht me 8 qershor familjaret e Lavdrim Muhaxherit kane qitur karrigën para dyerve, sipas zakonit, per te pame per vdekjen e birit të tyre ne Siri. Para shpalljes te vdekur te Lavdrim  Muhaxherit nga familjaret e tij, mediat kurde dhe  kosovare kishin raportuar se paku 5-6 herë viteve te fundit se “nje komandant kosovar i i ISIS-it eshte vrarë” (18 gusht 2014: Televizioni kurd: Vritet Lavdrim Muhaxheri) Keso lajmesh “ekskluzive, nga vendi i ngjarjes” për vdekjen e Lavdrim Muahxheri kemi pare qe nga viti 2014 por asjehere nuk ishte konfirmuar nga zyrtaret amerikan apo mediat serioze ne botë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Gjenerali Lavdrim Muhaxheri si komandnt kishte ne radhet e tij ne ISIS mbi 400 ushtare shqiptare, kayne raportuar mediat botëroree

Image associéeForcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, pas tete javësh,  kanë konfirmuar sot zyrtarisht se një nga komandantët e Shtetit Islamik, Lavdrim Muhagjeri, nje  shqiptar ngfa Kosovës, u vra në Siri.

Gjeneral Lavdim Muhaxheri u vra më 7 qershor në sulm ajror në Majadina, pranë Deir Ezzor, në lindje të Sirisë, tha sot  zëdhënësi i forcave të koalicionit, kolonel Ryan Dillon, njofton agjencia e lajmeve “Pershevas Jonë”

“Ai ishte një shqiptar nga Kosova dhe një udhëheqës i vetëshpallur i luftëtarëve të huaj të shtetit islamik nga Kosova”, tha Dilon gazetarëve në një video thirrje nga Bagdadi.

Siç tha ai, Muhaxheri ishte në Siri “Një luftëtar më radikal shqiptar më i famshëm dhe përgjegjës për nxitjen e ideologjisë xhihadiste në Evropë..”

Image result for colonel Ryan Dillon

Muhaxheri sipas kolonelit ameriklan Dillon, ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve terroriste të shumta, duke përfshirë një plan të dështuar të sulmit mbi lojtarët izraelite në ndeshje Izrael-Shqipëri në vitin 2016 në Shqipëri.

Përveç Muhaxherit, edhe tetë bashkëluftëtarëve të tij u vranë në sulmin nga forcat e koalicionit, ka shtuar zyrtari i larte amerikan.

Një gjeneral i njohur i Shtetit Islamik, një ish-ushtar i NATO-s i cili ka kryer abuzime në Siri, është kthyer në Kosovën e tij të lindur me 400 nga ushtarët e tij më të besueshëm për të krijuar atja Shtetin Islamik. (“Un général islamiste très connu, ex-soldat de l’OTAN, qui a commis des exactions en Syrie, est de retour dans son pays natal le Kosovo avec 400 de ses soldats les plus fiables pour y implanter l’Etat islamique.”) kane shkruar mediat boterore, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Lavdrim Muhaxheri është një ish-ushtar i NATO-s dhe burrat e  tij janë ndër mijëra njerëz që ikën pasi islamistët pësuan humbje të konsiderueshme në Sirinë e shkatërruar nga lufta, sipas burimeve në shërbimet inteligjente italiane. (“Lavdrim Muhaxheri est un ex-soldat de l’OTAN et ses hommes sont parmi les milliers de personnes qui ont fui après que les islamistes aient subi des pertes considérables en Syrie déchirée par la guerre, selon des sources dans les services de renseignement italiens.“)

 

SHPËRNDAJE