NJU JORK, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel vizituan të dielën, për herë të fundit, ushtarakët dhe familjet e tyre për festën e Krishtlindjes në bazën e Hawait në Paqësor.

Sipas një tradite të vendosur prej tyre, çifti presidencial kalon në gjirin e familjes pushimet e fundvitit në një vilë në bregdet në Kailua, në verilindje të ishullit Oahu, ku ka vizituar bazën detare aty pranë, në Kaneohe.

Presidenti demokrat u shpreh se u ka telefonuar të shtunën e kaluar disa ushtarakëve që ndodhen në Irak dhe në Afganistan, disa prej tyre janë në mision për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik.

“Edhe pse në vizitën e fundit zyrtare në postin e presidentit, dëshiroj t’ju shpreh si shtetas amerikan, mirënjohjen time më të thellë”, deklaroi ai./
/v.b/

SHPËRNDAJE