Në Shtetet e Bashkuara ka filluar procesi kundër personit, Viktor Bout, ish oficer i ushtrisë sovjetike, që është i akuzuar se është trafikuesi më i madh i armatimit në botë.
Ai ishte arrestuar në një operacion sekret nga agjentët amerikan në Tajlandë, në vitin 2008 dhe ishte sjellë në Shtetet e Bashkuara, pas procesit të ekstradimit, që kishte shkaktuar rritje të tensioneve amerikano-ruse.
Viktor Bout është i akzuar për përpjekje, që agjentëve të fshehtë amerikanë, t’u shesë raketa tokë-ajër dhe armatim tjetër, për t’u përdorë nga kryengritësit e FARK-ut në Kolumbi, kundër personelit anti-drogë nga Shtetet e Bashkuara.
Ai ka deklaruar se nuk është fajtor.
Procesi në Nju Jork ka filluar me zgjedhjen e anëtarëve të jurisë.