largea_e05eb774-c79f-4445-bbb4-28df21bf8beb_w1000_r1_s1457860994Kandidati Donald Trump, ka pësuar dy humbje të rënda në zgjedhjet partiake për nominim presidencial republikan, që u mbajtën mbrëmë në dy shtete.

Zoti Trump, biznesmen tejet i pasur, dhe aktualisht favorit në garën republikane presidenciale, humbi në Uashington D.C. dhe në Vajoming.

Në Uashington fitoi senatori nga Florida, Marco Rubio, ndërsa Donald Trump ishte i treti me 13.8% të votave.

Raportohet se Uashingtoni është në masë të madhe qytet ku mbështetjen e kanë demokratët, ndërsa vetëm 6% e votuesve të regjistruar janë republikanë.

Në shtetin perëndimor, Vajoming, senatori nga Teksasi, Ted Cruz, i shkakktoi disfatë Trumpit duke i tubuar 66.3% të votave. I dyti ishte Rubio me 19.5%, ndërsa Trunmp doli i treti me 7.2% të votave.

SHPËRNDAJE