zida1Zinedin Zidan, trajner i Real Madrid premton gazetarin e “Presheva Jonë” se do të loboj për Kosovën në UEFA

 

EKSKLUZIVE për “Presheva Jonë”  ylli i futbollit botëror Zenedin Zidan, trajner i Real Madrid, flet për Kosovën dhe futbollin shqiptar. Ai ka premtuar mikun dhe gazetarin e “Presheva Jonë” se do te loboj për Kosovën drejt UEFA-s. Do theksuar se  Real Madrid pagoi prej € 50 milion dollarë për transferimin Zinedine Zidane.

 

Zidane: Lobimi im dhe i Ronaldos për të anëtarësuar Kosovën në UEFA

Zinedin Zidan, ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë, ai ka ndihmuar Shqipërinë me një million franga…”U bene vite qe  Kosova u  çlirua , tash shqiptarët kanë mundësi të kenë sportin dhe futbollin me standarde te nivelit  ndrkobëtar me e mertijne ingrimet e futbollit evripain dhe ate  botërore” ka deklaruar ylli i futbollit botëror Zinedin Zidan për  agjencinë informative «Presheva Jonë » duke premtuar se do te ndihmoj ne lobimin e Kosovës drejt UEFA-s

 

Futbollisti me origjinë nga Algjeria, në një bisedë me gazetarin e “Presheva jonë” , theksoi se “tashmë kemi bërë disa takime të rëndësishme dhe shpresoj se në kongresin e ardhshëm të kemi një lajm pozitiv për anëtarësimin e Kosovës. Duhet pasur durim”.

 

Ne vazhdim duke folur për Kosoven trajner i Real Madrid ka shtuar se “me kujtohen si sot skenat dhe tmerri ne Kosovë gjate luftes qe emetoni kanalet e njohura botërore, ku regjimi serb ushtronte një terror të paparë kundër populaltës civile të pambrojtur në rajon. Sot, falë komunitetit ndërkombëtarë shqiptarët e Kosovës jetojnë të çliruar, të pa diskriminuar, pa dhunë, pa spastrime etnike, pa brenga..pra në liri,demokraci dhe në pavarësin e tyre..”

“U bënë vite tashmë që Kosova është e çliruar dhe shqiptarët duhet të kenë mundësi që të kenë sportin e tyre sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare”, tha trajneri i “galaktikëve” të Realit, i cili thekson se do të vazhdojë të ndihmojë për anëtarsimin e Kosovës në UEFA por edhe në FIFA.

Duke folur për futbollin, se si i shkoi mendja te ndihmoje futbollin shqiptare Zidan ka phura ne vazhdim se  “për ta ndihmuar Shqipërinë sigurisht ishte një vendim i përbashkët me miqtë,  bashkëpunëtorët dhe me ekipin tim në kuadër të projkektit në « fushatën kundër varfërisë » në botë. Këtë fushatë e patëm  përgatitur së bashku me kalegun tim brazilian Ronaldo i cili atë kohë qe i anagazhuar për Kosovën e unë për Shqipërinë.  Meqë populli shqiptarë në Shqipëri, ky vend më i varfur në Evropë, po vazhdon të vuaj nga varfërija, kjo ishte  edhe arësyeja jonë, e misionit për të ndihmuar arsimin shqiptarë, fëmijëve të krejt rajonit, si pjesë e Evropës. Ishte një projekt tejet seriozë për ta ndihmuar një shkollë në gjuhën shqipe.”

 

Se care mendon për perspektiven e futbollit shqiptare nepërgjithsë trajner i Real Madrid ne fund  për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”  ka pohuar se “unë personalisht mendoj, se perspektiva e një sporti, sado që të jeshë i aftë e i shkathët, mvaret edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi.  Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bënë që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talentëve dhe shkathtësive nga të rinjtë shqiptarë si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë. Kjo, dëshmohet  nga vet fakti se shumë të rinjë shqiptarë, kur dalin jashta vendit të juaj, ata e deshmojnë veten si në sporte tjera  po ashut edhe në futboll, duke bërë emër jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në fusha tjera..si në atë të boksit, karatesë etj”

largea_5041671781457950464

 

 

SHPËRNDAJE