Ceremonia e “Topit të Artë 2011” ishte një mbrëmje e rezervuar për botën e futbollit, por kjo nuk e pengoi Shakirën të bëhej protagoniste e saj.

Këngëtarja kolumbiane, e ftuar speciale nga drejtuesit e FIFA-s në mbrëmjen gala. Ai që u shtang më shumë mesa duket ishte Rooney.

Këngëtarja 34-vjecare kishte zgjedhur një fustan të kuq, të zbukuruar me gurë të cmuar që ka mahnitur jo pak sulmuesin e M.United, që nga ana e tij kish veshur një kostum të zi.

Të dy personalitetet e sportit dhe muzikës kaluan tapetin e kuq duke biseduar e qeshur me njëri-tjetrin para se të hynin në sallën e ceremonisë.

Pas takimit me Rooney, Shakira u pa të bënte shaka edhe me vetë presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter përballë të gjithë të ftuarve në ceremoni dhe përfitoi nga rasti të bënte edhe një foto me fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.

Pas përfundimit të spektaklit Shakira nuk nguroi të publikojë fotot në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter. Mes tyre ishin edhe ato që kishte dalë me të dashurin e saj, Gerard Pique.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=EL7JMWyYtQk

SHPËRNDAJE