kamberrr11Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, i cili është zgjedhur kryetar i ri i Bujanocit nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin që shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë arritur në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

Ai ka bërë me dije se po të shkonin shqiptarët në këto zgjedhje me një listë të  përbashkët do të fitonin tre deputetë, e jo një, siç e kanë tani.

Kamberi, në një intervistë për Epokën e re, ka ftuar lidershipin e Luginës, të Shqipërisë e të Kosovës t’i bëjnë presion bashkësisë ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë t’i respektoj të drejtat e shqiptarëve.

SHPËRNDAJE