?????????????????Presheve, 26 prill –Ose: Hasani i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin serb (ne mesin e 250 deputetëve serbe) nga Lugina me 12 parti sa do te munde te  perfaqeson 100 mije qytetarët nga Medvegja, Bujanoca dhe Presheva ?!, ka pyetur agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

 

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura të dielën në Serbi, nga 250 ulëse (deputetë) në Parlamentin e këtij shteti, vetëm një shqiptar ka arritur ta sigurojë njërën prej tyre. Dmth, nga dy lule , sa kishte Lugina e Presheves, tash pret qe pranvera te qelë me nje lule ne mesin e 250 hithave!? Pra,  Fatmir Hasani i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin serb nga Lugina me 12 parti do te perfaqeson 100 mije qytetarë..

Analiste nga  Lugine i kane deklaruar agjencise  se lajmeve “Presheva jonë” se “sikur, shqiptaret te ishin unik ne Luginen e Preshevës, pa dyshim ne qeverine serbe do te kene nje ministri dhe 3 deputetë.” .

 

Fatmir Hasani nga Partia për Veprim Demokratik, është shqiptari i vetëm që do të mbrojë interesat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, karshi deputetëve serbë.

 

“Është dashur të jemi më sarti qe perfaqeson 100 mije humë politikanë në Kuvendin e Serbisë, së paku tre, por partitë politike nuk patën vullnet e guxim me i hy kësaj pune. Tirana zyrtare provoi t’i bashkojë partitë shqiptare në Luginë, edhe Prishtina zyrtare po ashtu, por nuk arritën t’i bashkojnë”, pohoi Hasani.

Megjithatë, edhe si i vetëm, Hasani premtoi se do të vihet ballë interesave të shqiptarëve në Serbi, për çka edhe i mori votat.

Sipas deputet tone “Qëllimi ynë është që t’i mbrojmë të drejtat e pakicës shqiptare, sepse shqiptarët janë të lënë anash nga Qeveria qendrore. Unë do të fokusohem shumë në problemet e zhvillimit ekonomik, sepse papunësia është 70 për qind..”.

Deputet ne Beograd eshte radhitur edhe nje shqiptar nga Sanxhaku, eshte ky Muamer Zurkolic. (“..Muftija Zukorlic je poreklom albanac, to je i sam priznao!“)  Bazuar në 89 për qind të votave të përpunuara BDZ krye të listës së Sanxhakut “Pajtimi”, Muamer Zukorliç ka marrë një numër të mjaftueshëm të votave për një deputet në Kuvendin Repbulike Serbisë Kombëtar. Zukorliq gjate vizite se fundit ne në Preshevë kishte premtuar për të luftuar bashakrisht zullumin e Serbisë kundër shqiptarëve nga Sanxhaku deri në Luginë!

SHPËRNDAJE