Aleanca Kosovare e Bizneseve me në krye z. Agim SHahini së fundi ka mbajtur kuvendin e tyre zgjedhorë, kur kanë zgjedhur strukturat e tyre si në nivel të qyteteve, ashtu edhe në nivel nacional. Se si ka shkuar ky proces dhe cilat janë planet për vitet e ardhshme me strukturat e reja, z. Shahini ka folur në një bisedë për “Presheva Jonë”, ku ka vu theksin tek mungesa e kooperimit të qeverisë së vendit me bizneset, e shpesh herë duke qenë edhe “armik” i tyre.
Shahini ka thënë se në mungesë të atasheve ekonomik nëpër qendra evropaiane të shtetit tonë, së shpejti AKB do të ketë zyrat e tyre në shërbim të bizneseve shqiptare, si urë lidhse si për promovim të produkteve ashtu edhe për lehtësira të të bërit biznes.

 

 

z. Shahini, këto ditë keni pasur kuvendin e VIII-të zgjedhorë të organeve të AKB-së, si shkoi i gjithë procesi, si u ndatë?
Agim Shahini: Aleanca Kosovare e Biznesit, një muaj më parë ka mbajtur njëzetë vjetorin e themelimit të sajë dhe u muar vendim që të mbahen zgjedhjet e saja të zakonshme, si nivelin lokal ashtu edhe qendrorë. Të gjithë kanë pasur mundësinë e tyre që të vendosin të përfshihen në përbjerjen e organeve organizative, në mënyrë që në kuvendin e VIII-të të mbajtur javën e kaluar, me anë të votave, të zgjidhen.
Kemi zgjedhur strukturat së pari lokale, nëpër organe, deri në kuvendin e përgjithshëm zgjedhorë, kur gjithsej kemi 153 delegatë. Si anëtarësi e jona, bizneset e përfshira, në nivel vjetorë kanë gjiro rreth 1 miliardër euro, ndërsa të punësuar kanë mbi 20 000 persona, që i bie se janë biznesmenët më të fuqishëm në secilin sektorë.
Në strukturat e reja të AKB-së, janë mbi 70% anëtarë të rinjë, të cilët për herë të parë janë në struktura të AKB-së, të gjithë biznesmen pra, të suksesshëm.

 

z. Cilat janë disa prej kompanive, apo biznesmenëvë të cilët janë nën ombrellën e AKB-së, a mund të na i thoni disa emra?
Agim Shahini: Së pari desha të them se kemi bërë disa ndryshime në struktura të AKB-së, pasi që e kemi zvogluar bordin, nga 15-të, në 9-të, por i kemi zgjeruar strukturat e departamenteve nga 5 në 10-të, të cilat do të plotësohen në javët në vijim, të gjitha me anëtarë të rinjë.
Kompanit të cilat janë në strukturat e AKB-së, janë lidere në veprimtarinë e tyre, si për shembull është VivaFreshStore, me pronarë z. Xhevdet Rexhepi, një gjigand në rrjetin e marketeve në tërë Republikën e Kosovës dhe jo vetëm, me mbi 5 000 të punësuar.
Prezenca e një gjigandi sic është VivaFreshStorë dhe z. Xhevdet Rexhepi në AKB, tregon qartë se z. Rexhepi ka vendosur që tash e tutje nuk do të punojë vetëm për biznesin e tijë, por do të kontribuojë që të jetë edhe në shërbim të të tjerëve, në shërbim të bizneseve e biznesmenëve të rinjë.
Kompani tjetër e suksesshme e e cila është pjesë e jona, është gjigandi i derivateve të naftës dhe vajrave “Petrol COMPANY” me pronarë z. Shkelqen Jusaj, i cili gjithashtu është pjesë e strukturave tona, e që tash e tutje, sektori i derivateve e kanë të qartë se e kanë një partner shumë serioz në mbrojtjen e të drejtave të tyre, ndaj të cilëve shpesh qeveria e vendit merrë vendime të dëmshme.
Kompani tjetër jashtzakonisht e cmuar për ne është edhe kompania për legjislacion “Koci & Vokshi”, e z. Arianit Koci një avokat me renome ndërkombëtare e me karrierë të bujshme, një zyrë ligjore mjaftë e fuqishme në vendin tonë, e cila i ka munguar deri sot AKB-së, e që tash e tutje e kemi mes neshë.
Ne kemi vazhduar të zgjedhohemi edhe në fusha të tjera si në sferat e arsimit, me z. Suat Berisha i cili është nënkryetar i AKB-së i cili e ka kolegjini UNIVERSUM dhe disa shkolla tjera
Kemi në strukturat tona edhe biznese vreshtarie e verarie në Suhareke por edhe disa të tjera të cilat e pasurojnë shumëllojoshmërinë e veprimtarive të bizneseve rreth neshë.
Pastaj e kemi kompaninë e përpunimit të mishit ” Apetit Group” me z. Gani Ferizi i cili është një nga prodhuesit më të mëdhenjë të mishit në vendin tonë, por mjaftë i fuqishëm edhe në export në gjithë Ballkanin.
Vlenë të theksojmë se AKB, pas gati 20 vjetë veprimtarie, jemi duke përgatitur e disa edhe i kemi përgatitur e filluar, të shtrirjes tonë edhe në rajon, kryesisht nëpër të gjitha vendet shqip folëse, si në Maqedoni ku e kemi udhëheqës z. Isak Tusha, i cili është atje një biznesmen i suksesshëm e që merret me shit-blerje të thëngjillit, cimentos si dhe derivateve e betonit. Njejtë do të vazhdojmë me Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Kroaci por edhe në gjithë evropën, duke qenë afër bizneseve gjithandej.

 

Motoja “Unë konsumoj prodhime vendore” është autentik i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe tashmë kjo është arritur që të jetë sllogan për cdo panair e aktivitet biznesorë.
z. Shahini, sa ia keni dalë që të jeni krah i bizneseve prej pandemisë e këndej, por e ceki pandemin pasi që sidomos nga kjo periudhë, bizneset janë përballur me pengesa të shumta, përfshijë këtu edhe ato nga ana e qeverisë?
Agim Shahini: Në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe krijimit të raportëve, ne në vitin 2003 i kemi dorëzuar Qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshjen për partneritet si dhe konsumimit të prodhimeve vendore, këto i kemi bërë me ish-kryeministrin, z. Bajram Rexhepi si dhe ish-kryeparlamentarin z. Nexhat Daci, e kulminacioni i bashkëpunimit tonë ndërqeveritarë ka arritur në vitin 2011, kur kemi nënshkruar marrëveshje me kryeministrin si dhe themeluam Këshillin Kombëtarë për Zhvillim, ku AKB u përfshi ne atë këshill ku janë katër themelues.
Ai këshill ka qenë fantastik pasi që me anë të kritikave e sygjerimeve, ka qenë një kontribues i madhë i zhvillimit të vendit në aspektin ekonomik. E kemi pastaj edhe Këshillin Ekonomik e Social ku AKB aty është e përfshirë me dy anëtarë, e që mund të them se ky këshill ka dhënë një kontribut të madhë, pasi që janë përfshi pesë ministri, e fatkeqësisht, ky këshill sot është jofunksional për arsye se qeveria aktuale nuk e merr parasysh, njejt sikurse qysh nuk e ka thirrë as edhe Këshillin Kombëtarë për Zhvillim, asnjëherë.
Kjo na jep të kuptojmë se kjo qeveri nuk e sheh sektorin privat si ndihmesë e shtetit, por vetëm si votues e tatimpagues, ndërkohë që për AKB-në, sektori privat është jashtzakonisht i rëndësishëm për vendin, madje pa të cilin nuk funksionon shtetit, pasi që në të gjithë botën, sektori privat është punëdhënësi më i madh.

z. Shahini, sa janë të përfshira në AKB bizneset nga Lugina, sa janë të suksesshme?
Agim Shahini: Për ne në AKB nuk ka Luginë të Preshevës, për ne ka biznesmen i suksesshëm apo jo, ne e tham se jemi aleancë edhe kombëtare.
Në vitin 2014, në mbledhjen e parë të dy qeverive në Kuks, është themeluar dhoma kombëtare e ekonomisë ku ne jemi emruar udhëheqës të kësaj dhome e ku bashkëthemelues janë edhe shqiptarët e Luginës.
Biznese të Luginës në Kosovë ka shumë, janë shumë të suksesshmë, të disciplinuara e të kulturuara pasi që me vetdeklarim paguajnë takstat pasi që Kosova është adresë numër një për biznes.

Për fund, deshta me ju pyt për planet për të ardhmen, cila është rruga që ju pret në dy dekadat e ardhshme?
Agim Shahini: Plani i Aleancës Kosovarë të Bizneseve është vazhdimsia, suportimi i bizneseve kombëtare, biznesi modern është aspiratë e AKB-së, hapja e zyrave tona nëpër qendra evropiane. Qeveria e vendit tonë është tepër mbrapa me atashe ekonomik, madje edhe me ambasada është tepër mbrapa, e lërë më me gjëra tjera, për këtë arsye ne duam të marrim një rrol për promovimin e produkteve të prodhuesve tonë, si lloj mini-ambasada, në mënyrë që bizneset tona ta kenë një adresë.
Në vitin 2026, plani ynë është që bizneset tona të jenë shumë më të suksesshme, të ulim balancin negativ tregëtarë i cili tani është 90%, si dhe ta bëjmë Kosovën një vend të aftë për investime. Mundësitë janë, por vetëm duhet që qeveria e vendit pasurin e Kosovës jo ta mbajë nën tokë, por ta nxjerrë atë për qytetarët e sajë. Po ju jap një shembull kur në këtë krizë energjetike nëpër të cilën po kalojmë, disa shtete kërkojnë nga Kosova thëngjillë në këmbim të energjisë elektrike, e cuditërisht Kosova i refuzon të gjitha me slloganin se ne nuk e shesim pasurin nëntoksore, e pastaj duke ble energji me cmime stratosferike.
Kjo është e keqe, pasi që energjia nga thëngjilli pas vitit 2035 nuk do të prodhohet as 20%, e nga kjo më së shumti pëson Kosova pasi që nuk do të kemi mundësi ta shrytëzojmë, do ta lëmë të vdekur atë kapital të qytetarëve të Kosovës, e që parashihet se është në vlerë dikund mbi 14 miliardë euro.

z. Shahini, krejt e fundit, cila është pikpamja e AKB-së për mini-shengenin, a duhet të frigohet Kosova?
Agim Shahini: Shumë faleminderit për pyetjen, AKB është ajo e cila në vitin 2010, për herë të parë e ka promovuar mini-shengenin ekonomik e që ishte mbështetur edhe nga presidenti i kohës, z. Fatmir Sejdiu. Në ndërkohë emri i është ndërruar disa herë, por ka mbetur i njejti brum. Dua të ju them se edhe nënshkrimi i CEFT-as, për Kosovën nuk ka qenë e lehtë, por nuk kemi mundur të mbesim anash, e sot nga ajo marrëveshje përfiton Kosova. Njejtë edhe sot e kemi situatën ku sduhet të frigohemi, ne sot nga Serbia i importojmë rreth 500 milion, ajo është fuqi ekonomike, por qeveria Serbe i mbështet shumë prodhuesit vendorë, ndërkohë që në Kosovë nuk ndodhë një gjë e tillë, fatkeqësisht.
Ne e patëm dhënë një propozim pasi që qeveria e Kosovës vendosi me i nda mbi 100 milion euro për kategoritë sociale kur tham se në vend se ti ndani ato mjete, mbështeti 100 biznese të reja më nga 1 milion euro, të cilët mpunsojnë rreth 100 punëtorë secila, dhe ti në vend i ke mbi 10 000 të punësuar të rinjë, por qeveria nuk e bëri dicka të tillë.
Për fund do të thosha se ekonomia është art dhe artistët kërkojnë hapsirë për ta treguar talentin e tyre.

SHPËRNDAJE