Gjatë ditës së sotme, në zyrat e Aleancës Kosovare të Biznesit ka qëndruar i pari i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezaj. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm mes AKB dhe ATK, z. Agim Shahini, si kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit i ka ndarë mirënjohje z. Murtezaj.

AKB i ndan Mirënjohje ATK-ës

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës z. Ilir Murtezaj ka vizituar sot Aleancën Kosovare të Bizneseve.
Kryetari i AKB-së z. Agim Shahini më bashkëpunëtorë priti ne takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës z. Ilir Murtezaj më bashkëpunëtorë me të cilët biseduan për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shprehi konsideratë për bashkëpunimin dhe përparimet e bëra, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit, sikurse edhe vazhdimi i partneritetit në mes të bizneseve dhe institucionit të ATK-ës.
z. Ilir Murtezaj Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, theksoi se bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe atyre private mund të jetë zgjidhje e mirë për çështjet e ndryshme ekonomike dhe tatimore. Sa i për ketë institucionit që unë e udhëhiqi , do vazhdon përkrahja e ATK-ës për bizneset do të orientohem në aspektin e krijimit të lehtësirave.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar tema të ndryshme siç është pagesat e tatimeve, edukimi i bizneseve për ta paguar taksat, informaliteti si dhe shumë tema tjera qe që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet ATK-ës e komunitetit të biznesit, në mënyrë që të paraqiten dhe diskutohen kërkesat dhe barrierat e bizneseve në Kosovë, dhe të gjinden modalitetet për t’iu dalë në ndihmë atyre.


Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe ATK-ës, gjithmonë në interes të komunitetit të biznesit dhe Republikës së Kosovës.
AKB i ndan Mirënjohje Administratës Tatimore të Kosovës për nder të 20 vjetorit Jubilar të themelimit të AKB-së, si shenjë respekti për bashkëpunimin tradicional në mes te dy institucioneve tash e 20 vite.

SHPËRNDAJE