Bujanoc, 3 mars – Shkolla e mesme “Sezai Surroi”, e Bujanocit, sërish është shpërblyer me çmimin e radhës kësaj here merr çmimin për konkursin e kulturës figurative, e organizuar për shkollat e mesme të Republikës së Serbisë nga Progresi Evropian, me temën” Evropa zgjedhja më e mirë”, kalendari i vitit 2017, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”..

 

Në mesin e qindra nxënësve, piktorëve të rinj, të shumë shkollave të mesme të komunave të Republikës së Serbisë, e cila është organizuar në Novi Pazar, ekspozita me punimet e nxënësve më të mirë, në mesin e këtyre konkurrentëve janë zgjedhur 12 punime të cilat kanë marrë çmimin diplomë. Kryetari i komunës së Novi Pazarit, Grem Tindal, i cili ishte dhe menaxheri kryesor dhe organizatori i kësaj ekspozite ia dha diplomën nxënëses Lisina Dulaj, me ç`rast shpërblimi i radhës që i atribuohet shkollës, dëshmon se në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, ka kuadro dhe nxënës që me zotimin, interesimin dhe vullnetin e tyre për mësim, mund të arrijnë të tregojnë rezultate të vazhdueshme me punën e tyre kreative, siç ishte dhe rasti i këtij suksesi nën udhëheqjen e profesorit Xhevdet Dulaj./Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE