Serbia do të hapë kufijtë plotësisht për qarkullimin e njerëzve nga 1 qershori, me katër vende përreth, njoftojnë mediat e Beogradit.
Siç thuhet, lëvizja me Maqedoninë Veriore, Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi do të liberalizohet plotësisht.
Ky vendim u mor sepse asnjë prej këtyre vendeve nuk ishte vatër e koronavirusit, shkruajn mediat serbe përcjell rtvpresheva.com
Kufijtë e Serbisë për trafikun rrugor, hekurudhor dhe lumenjve janë mbyllur që nga 20 mars.