Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë Albin Kurti për protestën e sotme si paralajmërim për trazirat e ardhshme në Kosovë.

Bytyçi ka shkruar në faqenne tij në Facebook se
nga sot, për çdo rast të shtuar me covid19 në Prishtinë, përgjegjës direkt të shpërndarjes së virusit duhet të mbahen Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Shpend Ahmeti që lejuan grumbullimin e qytetarëve në shesh në kohë pandemie, edhe kundë rregullave të vendosura nga vet qeveria Kurti.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Sot, një grup i madh i militantëve të VV-së i kanë shkelur rregullat që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve nëpër hapësirat publike si dhe grumbullimin e tyre në kohë pandemie.

Ata po ashtu kanë shkelur rregullat e qeverisë së shkarkuar Kurti që ua kufizon orarin e lëvizjes me numër letërnjoftimi.

E gjitha kjo, jo për të testuar skenarin e tyre, por për të stimuluar militantët tjerë për të dalë e “protestuar” për arsyen që siç duket as vetë organizatori nuk e ka të qartë.

Ajo që më çudit është se kush ua dha lejen këtyre “qytetarëve” protestues që të shkelin ligjin.

Për çudi, kryetari i Prishtinës nuk ka asnjë reagim e kryeministri i vetizoluar nga e gjithë bota demokratike dhe nga gjithë spektri politik në Kosovë vazhdon intrigat në dëm të Kosovës.

Nga sot, për çdo rast të shtuar me covid19 në Prishtinë përgjegjës direkt të shpërndarjes së virusit duhet të mbahen Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Shpend Ahmeti që lejuan grumbullimin e qytetarëve në shesh në kohë pandemie.

Për interesa të tyre, këta janë të gatshëm të rrezikojnë dhe sakrifikojnë disiplinën dhe luftën e qytetarëve të Kosovës kundër pandemisë.

Protestë në kohë pandemie, prishje të koalicionit qeverisës në kohë pandemie dhe lojëra politike në kohë pandemie, tregojnë më së miri që LVV-ja edhe duke qenë në pushtet asnjëherë nuk u mësua që të respektojë dhe të zbatojë ligjet dhe vendimet institucionale, për ironi, vet i kishin miratuar.

SHPËRNDAJE