(AIK-Presheva Jonë)

 

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic do të lërë postin menjëherë pas zgjedhjeve në radhët e Partisë Demokratike, që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Blic”, sipas të cilës pretendenti kryesor për zëvendësimin e Jeremic është drejtori politik në Ministrinë e Jashtme serbe, Borko Stefanovic.

Sipas “Blic”, e cila iu referohet burimeve të afërta me presidentin Tadic, vendimi për zëvendësimin e Jeremic është marrë pas skandalit me bojkotimin e ceremonisë së shpërndarjes së cmimit Nobël për Paqen.

Por, shtojnë burimet, pakënaqësia ndaj ministrit të Jashtëm ka nisur të krijohet që me prezantimin e nxituar të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

SHPËRNDAJE