naiiillgooMyftiu i ri serb, Abdullah Numan (66 vjeç) është pikërisht, beogradas i lindur, i cili në moshën 19 vjeçare ishte konvertuar në mysliman. (“Novoizabrani srbijanski muftija Abdulah Numan (66) je zapravo Ivan Trifunović, Srbin, rođeni Beograđanin, koji je sa 19 godina prešao u islam.“), transmeton agjencia lajmave “Presheva Jone”

 

Adem Zilkic nuk është më në një pozicion si Reis ulema, as Muhammed Jusufspahi s zëvendësi i tij

Doktori i shkencave dhe profesori në Universitetin prestigjioz “Victory” në Melburn të Australisë, Abdullah Numan, i cili në Beograd kishte lindur si Ivan Trifunoviq ka folur kohë më parë për jetën e tij, si e ka pranuar Islamin gjate nje vizite në Indi.

 

Në moshën 16 vjeçare, të shkollës së mesme kam filluar kërkimet për të vërtetën, këtu ishte e vështirë për të gjetur dhe vendosa të udhëtoj në Indi. Me miqtë e mi deri atje kam udhëtuar një muaj, fillon tregimin për jetën e tij doktori i shkencave dhe profesori në Universitetin prestigjioz “Victory” në Melburn, Abdullah Numan, i cili në Beograd kishte lindur si Ivan Trifunoviq.

Kur ishte në Indi, ishte 19 vjeç, ai qëndroi atje gjashtë muaj, dhe gjatë kësaj kohe krijoi përshtypjen se myslimanët ndryshojnë me afërsinë dhe organizimin e tyre nga fetë tjera.

“Në ato vende kam gjetur një lloj paqe dhe qetësie shpirtërore, e cila më përkufizonte nga çdo gjë rreth meje, kështu që kjo zhurmë e jetës dhe ritualet njerëzore që ne njerëzit mendojmë se i lutemi Zotit …,këtu unë arrita të gjejë atë që shpirti im e kuptoi se është e vërtetë, këtu mora afinitetet ndaj Islamit, për shkak të arkitekturës Islame”, evokon kujtimet e tij profesor Numani.

Myslimanët që ishin në mjedisin tij kërkonin ndihmën e tij, por edhe e ndihmuan atë, kështu që kur mbetej pa para, shiste çaj, të cilin e pi edhe sot, posaçërisht pëlqen çajin me qumësht siç përdoret në Indi. E vërteta është preokupimi i tij i vetëm.

“Nuk më merrte gjumi nga emocionet. Në mëngjes, para sabahut, ai erdhi tek unë dhe më pyeti se sa para kam, unë i thash se kam dhjetë rupe dhe pesëdhjetë pajsa. Ai më tha, merri 10 rupi, mi jep mua pesëdhjetë qëndraket. Si e ke emrin, unë i thash Ivan Trifunoviq, ai u përgjigj: Që tani e tutje emrin yt është Abdullah Numan dhe e thash shahadetin. Unë nuk kisha forcë që të kthehem dhe jetova me ata edhe për gjashtë muaj duke mësuar Islamin. Ata gjetën babain tim në Beograd, dhe ai më dërgoi para për biletë dhe unë u ktheva në Beograd”, përshkruan detajet e së shkuarës dijetar i shquar islam, transmeton agjencia lajmave “Presheva Jone”

Gjatë jetës së tij në mesin e myslimanëve të Indisë u bë pjesë e atij komuniteti, njëri prej tyre, për shkak të lidhjes me ta, mësoi gjuhën urdu. “Kërkova nga Allahu, dhe Ai, Elhamdullilah, më sjelli këtu, dhe që atëherë jam shumë i lumtur që quhem Abdullah”, thotë ai. Pas kthimit të tij në Beograd në vitin 1970, ai erdhi në xhaminë Bajrakli dhe kishte fat të madh që në oborrin e xhamisë takoi shehun, Hamdi Jusufspahiq, Muftiun e atëhershëm të Beogradit, të cilin fillimisht e njoftoi se ishte bërë mysliman.

SHPËRNDAJE