Pas takimit te organizuar me Kasza ne Novi Sad, Canak eshte perpjekur te minimizoje rendesine e deklarimeve te tij ne lidhje me rrezikun e “Kosovizimit”. Drejtuesit e Hungarezeve te Vojvodines mohojne qe perpjekjet per te bashkuar bashkite fshehin nje plan per shkeputjen e tyre nga Serbia, raproton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar një raproti të IWPR 

Drejtuesit Hungarez etnik ne nje province te Serbise veriore kane hedhur poshte zerat sipas te cilave planet e tyre per te pasur lidhje me te ngushta ndermjet nente keshillave lokale perbejne hapin e pare drejt shkeputjes.

 

Partite lokale Serbe ne provincen e Vojvodines e kane pershkruar inisiativen e Aleances se Hungarezeve te Vojvodines, AVH, si me qellime separatiste. Ata thone se kjo eshte nje perpjekje per te ndare provincen ne zona Serbe dhe Hungareze.

 

“Ne duam te jetojme ketu dhe nuk po kerkojme nje vend tjeter,” ka thene Lajos Bala, kryetar i bashkise se Kanjiza, nje prej bashkive qe kane krijuar shoqaten, ka thene se “Ne nuk po planifikojme asnje shkeputje”.

 

Protokolli qe ata kane hartuar perfshin disa keshillave bashkiake me popullsi me shumice Hungareze dhe disa me popullsi te dominuar nga Serbet, si Novi Knezevac.

 

Bala ka siguruar median Serbe me 27 Shkurt se aresyeja e tyre e vetme ka qene shqetesimi per “ceshtjet praktike dhe interesin e perbashket” te bashkive ne fjale.

 

Keto shpjegime qetesuese nuk kane qetesuar friken ne rradhet e partive te dominuara nga Serbet ne province, disa prej te cilave kane ngritur shqetesimin per mundesine e fillimit te nje konflikti te ngjashem me ate ne Kosove edhe ne kete province te qete bujqesore.

 

Ata kane akuzuar Hungarezet se po demtojne paqen sociale ne Vojvodinen me popullsi te perzier etnike, ku pakicat perbejne me teper se nje te treten e popullsise prej dy milion banore.

 

Nenad Canak, kryetar i parlamentit te Vojvodines, ka paralajmeruar publikisht se provinca rrezikonte te kishte te njejtin fat te pergjakshem me Kosoven nese lejohej ndarja sipas linjave etnike.

 

Canak ka thene se nese Kosova ndahej sipas linjave etnike ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, te cilen ai e pershkroi si “ideja qe po duket si me e preferuara e qeverise Serbe,” atehere do te ishte “logjike te pritej qe Vojvodina te ndahej ne Vojvodinen e veriut (Hungareze) dhe pjesen tjeter”.

 

Komentet e tij te bera gjate nje sesioni te Lidhjes Social Demokrate te Vojvodines, LSV, me 20 Shkurt, kane lene te kuptohet se ai konsideron si shkaktarin kryesor te konfliktit qeverine e kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq.

 

Sipas kushtetutes se Jugosllavise te vitit 1974 te hartuar nga drejtuesi komunist i vendit, Josip Broz Tito, Kosova dhe Vojvodina kane pasur te njejten shkalle autonomie. Ne fund te viteve Tetedhjete, ish presidenti Jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i ka hequr Kosoves dhe Vojvodines te drejten per autonomi.

 

Qe prej rrezimit te Millosheviqit nga pushteti, drejtuesit e rinj te Vojvodines – dhe vecanerisht Canak – kane kerkuar rikthimin e autonomise dhe vete qeverisjes per provincen, duke i lejuar asaj qe te perdore edhe nje pjese me te madhe te te ardhurave financiare qe gjeneron. Beogradi i ka kundershtuar keto kerkesa, kryesisht per aresye ekonomike.

 

Megjithe parashikimet serioze te Canak, gjendja ne Vojvodine nuk mund te krahasohet me ate ne Kosove. Ndersa Shqiptaret perbejne 95 perqind te popullsise ne Kosove, Hungarezet perbejne vetem 15 perqind te popullsise se Vojvodines.

 

Te gjitha partite politike Shqiptare, pa asnje perjashtim, kane kerkuar krijimin e nje shteti te pavarur, ndersa asnje prej pese partive te cilat pefaqesojne Hungarezet e Vojvodines nuk mbeshtet shkeputjen e provinces nga Serbia.

 

Dhe ndersa ndermjet Shqiptareve dhe Serbeve ne Kosove nuk ekziston pothuajse asnje lloj komunikimi, Vojvodina eshte shoqeri multi kulturore ku ka pak shenja te tensioneve etnike.

 

Autoritetet e reja ne Serbi dhe partite e Hungarezeve te Vojvodines kane bashkepunuar ngushtesisht per te arritur rrezimin e regjimit diktatorial te Millosheviqit me 5 Tetor 2000.

 

Kasza dhe Aleanca e tij e Hungarezeve te Vojvodines, tani pjese e koalicionit qeveritar DOS, kane luajtur nje rol te madh ne keto ngjarje dhe Kasza me pas eshte shperblyer me postin e zevendes kryeministrit te qeverise Serbe.

 

Shume vezhgues politik ia atribuopjne shperthimin e Canak nje perpjekjeje per te vendosur ne qender te vemendjes fushaten e tij per autonomi me te madhe per Vojvodinen.

 

Dy dite pas deklarimit te tij per rrezikun e perseritjes se nje Kosove te dute, Canak ka shpjeguar domethenien e fjaleve te tij ne nje interviste per gazeten lokale Gradanski List.

 

Canak ka thene se ai kishte frike se Vojvodina do te humbiste luften e saj per me teper autonomi nese Beogradi bente nje marreveshje te vecante me komunitetin Hungarez.

 

Ai ka thene se ne rast se aspiratat e popullsise Hungareze plotesohen ne menyre te vecante nga pjesa tjeter e popullsise se Vojvodines, atehere mundesia qe provinca te fitonte autonomine e plote nga Beogradi behej shume e vogel.

 

“Nese une do te deshiroja te pengoja Vojvodinen ne rrugen e saj per autonomi nga Beogradi, une do te beje pikerisht kete gje,” ka thene Canak.

 

Beogradi eshte perpjekur prej kohesh te pakesoje krejtesisht autonomine e Vojvodines, ka thene Canak, duke shtuar se ideja per autonomine e saj duhej diskutuar tani, ne kuadrin e krijimit te bashkimit te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi.

 

Nderkohe, Canak ka vendosur ti shkoje deri ne fund vendimit te tij per te miratuar nje projekt per nje kushtetute te re per Vojvodinen ne parlamentin lokal.

 

Nje ekip ekspertesh me mbeshtetjen e tij kane pergatitur nje projekt, nen drejtimin e Aleksandar Fira, nje ekspert i njohur i ceshtjeve kushtetuese. Ne baze te ketij dokumenti provinca do te siguronte nje autonomi te gjere legjislative dhe juridike.

 

Nje projekt tjeter per nje system te ri per qeverine e Vojvodines eshte paraqitur nga Partia Demokratike e Gjingjiq, e cila i jep provinces shume me pak autonomi se sa parashikohet ne dokumentin e Canak.

 

Me 17 vende ne parlamentin lokal nga 120, Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines mund te luaje nje rol te rendesishem ne vendimin perfundimtar se cili document do te miratohet.

 

Denimi qe i ka bere Canak protokollit te bashkepunimit ndermjet nente bashkive ka inkurajuar edhe partite kryesore nacionaliste Serbe te bejne te njejten gje.

 

Nder keto parti kane qene Partia Demokratike e Serbise, DSS, e Koshtunices, dhe Partia Socialiste e Serbise, SPS, e Millosheviqit. Asnje prej ketyre partive nuk i sheh me sy te mire perpjekjet e Canak per autonomi per provincen.

 

Canak ka lene te kuptohet me pas se deklarimi i tij mund te kete shkaktuar me teper dem, dhe ne fakt ka ndihmuar partite te cilat kane programe teper te ndryshme nga partia e tij, duke qene ne favor te nje centralizimi te forte.

 

Pas takimit te organizuar me Kasza ne Novi Sad, Canak eshte perpjekur te minimizoje rendesine e deklarimeve te tij ne lidhje me rrezikun e “Kosovizimit”.

 

Megjithate, tanime demi mund te jete bere. E vetmja pasoje e mundeshme e ketij diskutimi politik eshte shtimi i tensioneve etnike ne Vojvodine, e cila deri tani ka qene relativisht nje parajse e tolerances etnike ne ish Jugosllavi.

 

Jan Briza eshte redaktor i se perditeshmes Dnevnik ne Novi Sad.

SHPËRNDAJE