Bastian Schweinsteiger, mesfushori i Bayern Munchen, u shpreh pas zënkës që pati me Marco Materazzin, mbrojtësin e Interit, pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, se tashmë kupton gjestin e Zidane, i cili goditi italianin në finalen e botërorit të vitit 2006 duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq.

“Kuptova se çfarë kishte ndjerë Zidane. Materazzi filloi të më provokonte që para se të fillonte ndeshja, në tunel dhe gjatë gjithë ndeshjes vazhdoi me provokimet”, tha Schweinsteiger pas humbjes së ekipit të tij me rezultatin 2-3 ndaj Interit.

Pas vërshëllimës së fundit, në kohën që futbollistët e Interit po festonin kualifikimin për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, Schweinsteiger sulmoi verbalisht Materazzin.

Ishin lojtarët e Bayernit dhe stafi teknik i Interit që e rrethoi mesfushorin gjerman për ta qetësuar

SHPËRNDAJE