Preshevë, 9 mars  -Vizita e presidentit shqiptare ne Buajanoc dhe Medevegje pati johone te amdhe pos në mediat shqiptare dhe serbe edhe ne ato botërore, cka u sensiblizua edhe me shume ceshte shiptare ne këto pejse te evrope te harruar dhe injoruar, me t enje popullate me te varfur dhe diskriminuar ne Evropë.

 

Me viziten  e Nishanit ne Presheve u rikonfirmua mbeshtetja e shqiperise vëllezërve shqiptare ne Luginen e Preshevës dhe se ju perkujtua opinonit te gjere boteror se nje krahine tjeter shqiptare ekziston ende  nen Serbi, viktime e diskriminimit e shtire ne  brezin kufitar me Republiken e Kosovës te shtrire ne tri komuna me shqiptare etnik ne  Medvegje, Bujanoc dhe Presheva troje këto te njohura nga shqiptaret si Kosove Lindore, kurse nga serbet “Juzna Srbija”

Ngjyrat e ndezura kuq e zi, flamujt kombëtarë, panotë, bilbordet dhe mbishkrimet “Mirë se vjen, President!”, të shoqëruara me tingujt e këngëve tona burimore shqipe dhe duartrokitjet të pandërprera, janë treguesit e qartë se me çfarë emocionesh e ndjenjash të përziera vëllazërorë, është pritur kryetari I shtetit amë, Bujar Nishani.

Vizita e presidentit  shqiptar ne Luginen e Preshevës nga lidere shqiptare të ketyre viseve u konsiderua si historike dhe vizite  e shekullit te shqiptareve. Nuk mbahet mend, në këto anë të Luginës së Preshevës, të jetë pritur kaq madhërishëm një burrështetas si presidenti Nishani.  Bujar Nishani ne Lugine u mirepritë nga mijera qytetare, vizite kjo e cila per disa nuk u mirëprit, perkundrazi zgjoi kundershi dhe reagime duke e konsideruar si  “provokacija”

E tere kjo pritje madheshtore e presiedenit shqiptar Bujar Nishani ne Presheve, e cila ka pa asnje incident ka berë qe disa naconlistë me bidnej shovensite te qojne koken dhe te  inetresohen per serbet ne Shqiperi, qe si u tha ne mediat serbe bhet flale per nja 155 serbe (sa nje autobus) kurse aq jane shqiptare ne Beogard vetem shofera te autobusave qe bajne serbe laret- poshte. Derisa Beogradi merreet me 155 serbë në Shqiperi (Srbi u ASlbaniji, po poslednjem popisu stanovništva, samo ih je 155) dhe harrojne 100.00 shqiptaret ne Beograd (?!). Cuidterisht serbët harrojne se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane autokton, kurse serbe ne Shqiperi jane te ardhur sikur edhe keta ne Preshevë.nese kujtojme pak historianin serb Rade Mihaljçiç: Shqiptaret në Serbi janë autokton e serbët ardhacak. (Radeta Mihaljčić: Albanci su starosjedioci, a Srbi došljaci na Balkan!), ka shkruara agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Buba Morina, komesar e larte ne Serbi: Në vitin 1995 në Beograd jetonin mbi 100.000 shqiptarë

“Në Begard  sot jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë me të cilët nuk kemi kurrëfarë problemi, por me këta në Kosovë po kemi  ca telashe viteve të fundit të cilët me parrulla seperatiste duan ta destabilizojnë Jugosllavinë, për çka kanë provokuar një numër të madh refugjatësh”,  kishte deklaruar në vitin 1995 Bratislava Banjac-Morina ( e veja e Rrahman Morinës) gjatë një konference shtypi në OKB në  Kombet e Bashkauara në Gjenevë.

Deklaratat  e minitres serbe për refugjatë  me shefin e saj Slobodan Milosheviq gati ishin identike, ku ky i fundit  në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë më 18 tetor të vitit 1991 ka thënë se “në Beograd  sot kemi 80 mijë shqiptarë”, transmeton “Presheva Jonë” duke dokumentuar numrin e shqiptarëve në Beograd dikur, duke ju referuar zyrtarëve të lartë të qeverisë serbe në vitet e 90-ta.

Buba Morina kur ishte në funksionin e Komesares për  frefugajtë para mediave në Pallatin e OKB-së në Gjenevë duke ju përjgigjur pyetjes së gazetarit të “Preshva Jonë” rreth shqiptarëve në Beograd, ajo ishte përgjigjur (në kohën kur situata në Kosvë ishte e tensionuar, para shpërthimit të luftës) se “Ne serbët e as qeveria jonë nuk  kemi asgjë të keqe, asnjë problem me shqiptarët tanë në Beograd, këtu kemi mbi 100 mijë shqiptare”, edhe pse ishte përgjigja e saj kontardiktore me zhillimet ne Kosovë, por megjithatë ajo tha një të vërtetë duke dëshmuar para mediave botërore se para lufte në Beograd ishin mbi 100 mijë shqiptarë.

Pavarësisht nga statistikat serbe dhe manipulimeve me numrin e shqiptarëve në kryeqytetin serb, para gati dy dekadave në Gjenevë, Buba Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia (e veja e Rrahamn Morinës) pranoi publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Por, sot, më nuk janë aq, sepse u dëbuan ose nuk deshën të mbesin më “sharaxhinjë” të serbëve, kur këta të fundit masakronin shqiptarët në Kosovë.

 

Beogradi zyrtar: Në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë

Sipas regjistrimit të vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është “serbokroatishtja”. Sipas regjistrimit të vitit 1991 Beogradi kishte 4.985 shqiptarë (shifër kjo e manipuluar nga qeveria e Millosheviqit). Pavarësisht nga statistikave sipas regjistrimeve  serbe dhe manipulimeve me këto shifra, numrin e shqiptarëve, kohë më parë në Gjenevë Buba Morina e pati pranuar publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë.

Në nëntor të vitit 1999 gazeta “Glas javnosti” e Beogradit (7. XI) dhe “Nezavisne novine” nga Banja Lluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB-së të Serbisë kanë qenë 120 mijë.

Sipas “Presheva jonë” duke ju referuar statistikave serbe, në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë. Këto vendbanime dhe qytetare gjenden jo vetëm ne Luginen e Preshevës, por edhe një Vranj,e Leskovc.. deri ne Nish e Beogrdad, madje edhe ne skaj të Serbise – ne Suboticë. Sot ne Serbi bashke me Luginen e Preshevës, jetojnë mbi 300.000 shqiptare, kupto ne 132 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë.

 

SHPËRNDAJE