Lideri shqiptar Sali Berisha deklaroi se Serbia po shpopullon Luginën e Preshevës nga shqiptarët dhe synon të ripopullojë atë me refugjatë nga territore të tjera, jo vetëm të Ballkanit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

“Për këtë qëllim, në dhunim të ligjeve, kushtetutës dhe të gjitha konventave kombëtare, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit vendorë legjitimë të shqiptarëve të Preshevës me vasalë të tij që arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime të diktuara nga Beogradi”, deklaroi ish-Kryeministri.

 

Ish-Kryministri Berisha akuzoi lideret per zero interes kombëtar. Presheva Jonë: Pas lufte mbi 30.000 mije shqiptara jane larguar nga Lugina

“Që është i angazhuar në një betejë për jetë e vdekje

për ekzistencën e tij në mbrojtje të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze”, u shpreh ai.

Berisha përmendi edhe Kumanovën dhe vendimin e dhënë ndaj shqiptarëve në procesin gjyqësor.

“Forca albanofobike dënojnë me 750 vjet burg shqipt arët në procesin e Kumanovës, një proces i stisur tërëisht nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri dhe ato ruse, me të cilin me ngjarjen tragjike të Kumanovës, albanofobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të shpopullonin qytetin përjetësisht shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dhe kërkoj hetim ndërkombëtarë për këtë”, thotë Berisha.

“Qeveria e Edi Ramës ka shpallur zero konflikte me fqinjët, por në të vërtetë ka zero interes kombëtar. Kjo qeveri ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm me çdo gjë të klikës në pushtet. Shqipëria, si asnjë vend tjetër është ngërthyer në bllokimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e trafiqeve”, deklaron Berisha.

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” pas lufte mbi 30.000 mije shqiptara jane larguar nga Lugina, prejt te cileve 10 mije sish ne Kosovë, kurse te tjeret ne Zvicer dhe vendet tjera te BE-së deri ne Amerike dhe Australine e largët  si rezlatat i politikave diskriminuse, papunesi se dhe apaprespokives ne komuna te udhehqur nga pushetaret te dobët lojay dhe servil.

SHPËRNDAJE