snBiznesmeni, humanisti e atdhedashesi i madhe kosovare, drejtori i nder te tjera kompleksit te banjes mjekuese “Nena Naile” ne Kllokot, duke ironizuar me eprimin e fundit te Kastriot Myftarajt qe paditi librin e shenjte te muslimaneve “Kur’anin”, tha se duhet te ia ngrisim dy permendore, nje ne Prishtine e nje ne Tirane.

Me poshte, keni postimin e z. Novosella ne FaceBook.

Faleminderit Kastriot Myftari!

Falenderimin ta bëjë në emrin tim personal, si shqiptar musliman që jam.
Falenderimin ta bëjë edhe në emër të muslimanëve shqiptarë (të atyre muslimanëve që i kanë mendët në kokë e jo të atyre që u ka rrëshqitur truri i vogël në fund të kurrizit).
Rrjedhimisht, falenderimi është edhe në emër të muslimanëve të tërë Botës!
Kur Millosheviqi bënte thirrje për zhdukjen e shqiptarëve, heroi i gjallë Adem Demaqi propozoi që Millosheviqit t’i ngritej një përmendore në mes të Prishtinës.
Unë propozoj që, për ju, i nderuari Kastriot Myftari, të ngritën dy përmendore: Një në mes të Tiranës dhe një në mes të Prishtinës.
Kontributi i Millosheviqit ishte i madh për shpëtimin e popullit shqiptar.
Kontributi i juaj do të jetë poashtu i madh në shpëtimin e muslimanëve shqiptarë dhe të tjerë!
Sot në botë janë rreth 20 milionë shqiptarë, 7 milionë në Ballkan, 7 milionë në Turqi dhe miliona të tjerë në të gjitha anët e botës, duke filluar nga Kanada e deri në Zelandën e Re.
Gjatë historisë, që nga kalimi i shqiptarëve në fenë muslimane e deri në ditët e sotme, shqiptarët muslimanë nuk janë sha, nuk janë fyerë e nuk janë akuzuar më rëndë se në ditët tona.
Edhe sllavo-grekët që na kanë vra e na kanë pre, na kanë deportuar e na i kanë shembur xhamiat e faltoret tjera, nuk na kanë sharë dhe nuk na kanë fyerë kaq rëndë. As Enver Hoxha nuk i ka sharë dhe nuk i ka fyerë shqiptarët muslimanë, siç veprohet sot. Enver Hoxha i ka kritikuar të gjitha fetë, por jo vetëm fenë islame. I ka ndaluar të gjitha fetë, por jo vetëm fenë islame. I ka rrënuar faltoret e të gjitha feve, por jo vetëm faltoret e fesë islame !!!
Sot, më një perfiditet të jashtzakonshëm, shahen, fyhen dhe akuzohen shqiptarët musliman, gjoja se po i shajnë turqit apo arabët !!!
Nderë dhe respekt ndaj vëllëzërve tonë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, të cilët i mbrojnë vëllëzërit e vet muslimanë, posaqërisht shqiptarët ortodoksë (fjala është për Fatos Lubonjen) që në mënyrë shumë njerëzore i mbron muslimanët shqiptarë dhe muslianët e botës nga islamofobët shqiptarë katolk, ortodoksë etj., posaqërisht islamofobët shqiptarë stalinisto-enveristë (edhepse e theksova më lartë se as Stalini e as Enveri nuk i kanë sharë e fyerë apo akuzuar në këtë mënyr shqiptarët e fesë islame).
Edhe kandidati për President i SHBA-ve Donald Trump, i bëri një shërbesë të mirë muslimanëve të Amerikës dhe të tërë botës, sepse në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm vetvetës sepse nuk do ketë asnjë gjasë që të zgjedhet president i SHBA-ve,shtetit që janë mburojë e njerëzimit, posaqërisht e ne shqiptarëve.
Deklarat e tijë kundër komunitetit musliman bëri që ta ngritë zërin Amerika, nëpërmes Presidentit të vet, kundër njerëzve të tillë, duke u dalë në mbrojtje muslimanëve të botës !!!
Para disa vitesh, e kam shkruar shkrimin me titull: “Akuzat kundër Euro-Amerikës për anti islamizëm nuk qëndrojnë” dhe Donald Trumpin e kam falenderuar, para tjerëve që e shanin.
E përseris, mbrojtjen më të mirë shqiptarëve muslimanë ua bëri Kastriot Myftari që tha: Tu ndalohet me ligj muslimanëve leximi i Kuranit (pasi që nuk po lihet asgjë tjetër pa u bërë kundër muslimanëve shqiptarë)
Ai kërkon që tu hudhet bomba atomike muslimanve të tërë Botës, në vendet e tyre të shenjta (pra, edhe shqiptarëve muslimanë që i vizitojnë ato vende të shenjta bashkë me muslimanët tjerë të tërë botës).
Kjo kërkesë i ngjetë vetëm Al Bagdatit (komandantit të ISIS-it), i cili jo se nuk është musliman, por është armiku më i madhë i muslimanëve në gjithë historinë e islamit (kam propozuar që kur të vritet ti bëhet obduksioni dhe do të shifet se i tërë trupi i tij është i alkoolizuar).
Ai është njeri i konspiracionit anti islam, që ka për qëllim t’i nxisë jo muslimanët e Botës, që t’i zhdukin të gjithë muslimanët.
Siç po shifet, mulsimanët e shteteve që i futi në zjarr Al Bagdati, nuk po ikin për në Rusi apo Kinë, por në Europë dhe Amerikë, pra nuk po shkojnë në ato shtete që janë rivale të Europës e Amerikës.
Edhe njëherë, shumë faleminderit Kastriot Myftari !
Kastriot Myftari duhet kuptuar drejt, islamofobët këtë gjuhë e donë !!!
Nëse nxirret para gjyqit, unë do ta mbrojë dhe duke e mbrojtur Kastriot Myftarin do t’i mbrojë shqiptarët muslimanë.
Edhe një gjë më duhet ta themë: E dëgjova Kastriot Myftarin një mbrëmje në një Tv të Tiranës. E permendi Albin Kurtin dhe e krahasojë me një guerilas të Çeçenisë. I shkrova në FB dhe e përshendeta lidhur me krahasimin shumë të qëlluar që i kishte bërë Albinit duke i thënë se do ta shkruaj një libër për Albin Kurtin, i frymëzuar nga thënjet e juaja. E shkrova dhe e botova librin me titull: “Çeçenizimi i Kosovës nëpërmes Albin Kurtit”, Kastrioti mu përgjigj:
Faleminderit baca Sabri, kam respekt për ju dhe i lexoj librat tuaja me kënaqësi.

SHPËRNDAJE