Résultat de recherche d'images pour "saba bellca"R E A G I M

 

Pas shpifjeve të përsëritura shumë herë nga i pari i komunës së Preshevës, ne, kompania Saba Bellça, si kompania më e madhe, më e suksesshme dhe me kredibiletet jo vetëm në komunën tonë por në tërë rajonin, e shohim të udhës që për hir të transparencës dhe informimit të qytetarëve të Preshevës, të reagojmë për të demantuar shpifjet e kryetarit të Preshevës, i cili përmes konferencave për media, po vazhdon të plasoj të pavërteta për realizimin e projekteve ku Saba Bellça është punëkryes. Rruga Karposh e kontraktuar nga kompania jonë është rruga e cila flet më së miri për kualitetin, seriozitetin dhe përkushtimin e kompanisë tonë në kryerjen e punës me interes publik, duke e shëndërruar atë në model për punëkryesit tjerë.

Kjo rrugë është ajo që flet në të mirën tonë dhe demanton shpifjet e kryetarit të Preshevës të thëna në konferencat e fundit për media. Vlenë të theksohet se edhe pse punimet në rikonstruktimin e rrugës Karposh kanë përfunduar moti kohë, Komuna e Preshevës dhe kryetari Arifi nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë obligimet ligjore dhe pagesat për punën e kryer në këtë projekt sot e asaj dite.

Të gjithë ne e kujtojmë ardhjen e z.Arifi me premtimet më të mëdha në historinë e komunës tonë, për sjelljen e investimeve të reja dhe investitorëve të huaj në Preshevë që nga viti 2015. Por, për kundër këtyre megapremtimeve, kryetari i Preshevës me çdo kusht po pengon investimet nga bizneset vendore për shkak të tekeve personale të tija. Prioritet i Komunës së Preshevës gjithmonë ka qenë zhvillimi i qëndrueshëm i komunës dhe sigurimi i një jete më të mirë për qytetarët e saj, gjë që kompania jonë, me pajtueshmëri të plotë ka përkrahur këtë ide përmes realizimit të projektit për hapjen e fabrikës WESlime në Preshevë.

Është e rëndësishme të theksohet se fabrika WESlime, si një investim komplet familjar, edhe pas marrjes së të gjitha lejeve institucionale po përballon humbje të mëdha kohore dhe financiare për shkak të moslejimit të kyçjes në rrjetin elektrik nga ana e institucioneve lokale. Kjo vonesë që po shkaktohet për shkak të qasjes kundërshtuese të kryetarit të Preshevës, po rrit harxhimet e kompanisë çdo ditë e më shumë si pasojë e kryerjes së punëve dike siguruar furnizimit me energji elektrike përmes gjeneratorëve.

Andaj, bëjmë thirrje publike që kryetari Arifi të heqë dorë nga gjuha shantazhuese e kërcënuese ndaj kompanisë tonë, si dhe çdo biznesi që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshëm të Preshevës dhe të siguroj një jetë më kualitative për qytetarëve të saj. Gjithashtu kërkojmë me insistim kryerjen e obligimeve ligjore dhe financiare ndaj kompanisë tonë, që do të dëshmojë se po punohet me përgjegjësi në sigurimin e investitorëve dhe krijimin e kushteve lehtësuese për investime të reja.

Saba Bellça

Preshevë, 17.10.2018 

SHPËRNDAJE