Sulmuesi anglez Uejn Runi ka deklaruar se po e pret me padurim ndeshjen e fundit të ”Tre Luanëve” në Grupin D kundër Ukrainës, e cila për të do të jetë sfida e parë në këtë Evropian, ngase në dy ndeshjet e para nuk kishte të drejtë loje për shkak të pezullimit nga UEFA.
Në mungesë të tij, Anglia arriti të barazojë në sfidën e parë kundër Francës 1:1 dhe më pas të fitojë kundër Suedisë, 3:2. Tash anglezëve u mjafton një barazim me ukrainasit për t’u kualifikuar në çerekfinale. “Është e vërtet se kam bërë gabim të madh në atë ndeshje kundër Malit të Zi në kualifikime, por kam kërkuar falje shumë herë deri më tash për atë veprim të pamatur. Mendoj se gabimin tim e kam paguar, kurse tash jam i gatshëm për misionin tim. Sfidën me Ukrainën e pres me padurim”, ka theksuar Runi, për të vazhduar: “Të gjithë ne në Angli jemi mësuar të luajmë ndeshje të tilla të rëndësishme në një rreth ‘jomiqësor’, përkatësisht në një fushë të nxehtë si mysafirë. Për shembull ishim në Turqi, por mbijetuam. Jam shumë i emocionuar për atë që më pret mua personalisht dhe skuadrën time”.

SHPËRNDAJE