isdmurrtrBanorët e Rugovës ia thonë në sy kryeministrit: Është marre me shit tokën e Kosovës

 

ISA MUSTAFA PËRBALLET ME RUGOVASIT – AKUZOHET PËR FALJE TE TERRITORIT, TOKES SE KOSVES SLLAVEVE

 Banorët e Rugovës ia thonë në sy kryeministrit: Është marre me shit tokën e Kosovës

Kryesministri Isa Mustafa dhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, janë takuar me banorë të Rugovës. Banorët e Rugovës, i kanë thënë kryeministrit se është marre me ia falë tokën Malit të Zi

“Në Zhlep e kem do tokë atje. Nuk du me i ra gjatë, se folën parafolësit e mi, por se i kemi babë e babëgjysh e katragjysh që na kanë jetu atje. Po du me vet edhe kryeministrin edhe kryetarin e Pejës; kur e lypët votën e qytetarëve, psh qytetarëve të Pejës, ose kryeministri, a e lypët për t’i falë territor një shteti tjetër apo e lypët për me rujt vendin e juaj? Edhe një pyetje, a jeni për ta mbrojt vendin e juaj a po ta falni, a ta shitni a çka po di unë çka po doni me bo ju me atë tokë. Votën populli ju garantoj që nuk u ka dhanë për me shitë, as për me bo pazare që jeni tu bo, mënyra qysh i keni bo, si di unë ato pazare, por iu kanë dhanë për me mbrojt edhe është marre nëse e shitni. Është marre për një kryeministër me falë ose me shitë tokë” ka thënë njëri nga banorët.

 

SHPËRNDAJE