Fernando Santos, selektori i Portugalisë, ka thënë se Cristiano Ronaldo po i ruan golat për Euro 2016
Selektori i Portugalisë, Fernando Santos e ka mbrojtur Cristiano Ronaldon, i cili e humbi një penallti në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë (0:1).
Santos ka thënë se ylli i Real Madridit po i ruan golat për Euro 2016.
“Në ekipin kombëtar dhe klubet ku ka qenë, Ronaldo ka qenë gjithmonë një referencë, ai gjithmonë ka shënuar 40, 50 gola në sezon”, ka deklaruar Santos një konferencë për media.
“Ai nuk ka shënuar kundër Bullgarisë, por golat i ka ruajtur për Euro 2016”, ka theksuar selektori i Portugalisë.