KombetarjaAGianni de Biasi tashmë ka vendosur se me çfarë formacioni do të luajë në miqësoren ndaj Austrisë.

Në portë do të qëndrojë si gjithmonë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të jenë të rreshtuar  Hysaj, Cana, Mavraj dhe Agolli.

Në mesfushë pritet të aktivizohen pesë futbollistë, për t’u bërë ballë sulmeve dhe lojës së Austrisë.

Përpara mbrojtjes do të rreshtohen Xhaka, Abrashi dhe Kaçe. Dy të parët do të kenë më shumë detyra mbrojtëse, ndërsa i fundit do të kujdeset edhe për të ndërtuar lojën, raporton ‘Panorama Sport.

Nga krahët, do të ketë vend për Andi Lilën dhe Ermir Lenjanin. Kurse, dilema e përhershme e De Biazit është reparti i sulmit.

Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj “luftojnë” për një vend titullari, por shkodrani duket më i favorizuar për ta nisur ndeshjen si titullar.

SHPËRNDAJE