Rona Nishliu është renditur e pesta në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit.

Kënga “Suus” grumbulloi 146 pikë, dhe kështu regjistron rekord, si kënga me pozicionimin më të mirë në histori të Shqipërisë në këtë eveniment evropian.

Sikurse në natën e parë gjysmëfinale edhe në mbrëmjen kryesore të kësaj gare, përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një performancë mahnitëse dhe mjaft emocionale, ndërsa këtë e dëshmuan edhe njëherë ovacionet e publikut gjatë kohës kur ajo interpretonte.

Sido që të jetë, edhe në këtë edicion vazhdoi politika e votimit të shteteve fqinje, megjithatë vendi që zuri Shqipëria është për t’u admiruar. (Telegrafi)

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=671tCjePT3w’]

 

Ja edhe lista e plotë e këngëve pjesëmarrëse në finale të Eurovision 2012:

Britania e Madhe – Engelbert Humperdinck – “Love Will Set You Free”
Hungaria – Compact Disco – “Sound Of Our Hearts”
Shqipëria – Rona Nishliu – “Suus”
Lituania – Donny Montell – Love Is Blind
Bosnje e Hercegovina – Maya Sar – “Korake Ti Znam”
Rusia – Buranovskiye Babushki – “Party For Everybody”
Islanda – Greta Salome & Jonsi – “Never Forget”
Qipro – Ivi Adamou – “La La Love”
Franca – Anggun – “Echo” (“You And I”)
Italia – Nina Zilli – “L’Amore E Femmina” (“Out Of Love”)
Estonia – Ott Lepland – “Kuula”
Norvegjia – Tooji – “Stay”
Azerbajxhan – Sabina Babayeva – “When The Music Dies”
Romania – Mandinga – “Zaleilah”
Danimarka – Soluna Samay – “Should’ve Known Better”
Greqia – Eleftheria Eleftheriou – “Aphrodisiac”
Suedia – Loreen – “Euphoria”
Turqia – Can Bonomo – “Love Me Back”
Spanja – Pastora Soler – “Quedate Conmigo” (“Stay With Me”)
Gjermania – Roman Lob – “Standing Still”
Malta – Kurt Calleja – “This Is The Night”
Maqedonia – Kaliopi – “Crno I Belo”
Irlanda – Jedward – “Waterline”
Serbia – Zeljko Joksimovic – “Nije Ljubav Stvar”
Ukraina – Gaitana – “Be My Guest”
Moldavia – Pasha Parfeny – “Lautar”

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=nEOQTjGCXdk’]

SHPËRNDAJE