Nuk është marrë asnjë veprim juridik, as nga kryeministri e as nga dikush tjetër, për ndryshimin e këtij pozicioni.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi thotë pëmediat kosovare se nuk është menduar në asnjë rast të ndërrohet shefja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri me ndonjë zyrtar tjetër në këtë detyrë, duke dhënë versionin e Qeverisë për informacionin e publikuar në media.

Kuçi ritheksoi qëndrimin e Kosovës se së pari duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë e pastaj të rifillojë dialogu.

“Nuk është marrë asnjë veprim juridik, as nga kryeministri e as nga dikush tjetër, për ndryshimin e këtij pozicioni. Kosova e ka qëndrimin e qartë që duhet fillimisht të ndryshojë politika përballë dialogut që nënkupton se duhet të zbatohet të arriturat apo konkluzionet e deritashme dhe të tregohet një vullnet i mirë dhe të ruhet cilësia në dialog,e pastaj të shohim mundësitë të vazhdimit të dialogut dhe kjo nuk ka të bëjë me pozicionin aktual të kryenegociatores”, tha Kuçi (Zëri)

SHPËRNDAJE