Clement Lenglet është bërë i padëshiruar te Barcelona, pas ardhjes së mbrojtësit Eric Garcia.

Gjiganti katalunas nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri dhe Lenglet pritet të largohet.

Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit francez.

Jose Mourinho e pëlqen lojtarin dhe synon ta ofrojë te Roma duke parë problemet e Chris Smalling me lëndime.

Barcelona është duke kërkuar ta shes menjëherë lojtarin, por nëse nuk vije oferta për shitjen përfundimtare katalunasit pajtohen edhe me huazimin e tij.

Nga ana tjetër gjiganti italian po kërkon huazimin e tij për një vit me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Sipas mediave në Spanjë dhe Itali, gjatë javës së ardhshme dy klubet do të takohen për të diskutuar për të ardhmen e lojtarit.

SHPËRNDAJE