Chilwell nuk ka asnjë dyshim, tani për tani, Robertson është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë.
Me Jurgen Kloppin në stol, Andy Robertson po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit.
Sezonin e kaluar ai dhuroi 13 asiste dhe e ndihmoi Liverpoolin ta fitojë Champions Leaguen si dhe Superkupën e Evropës, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 asiste.
Pavarësisht se nuk zuri vend në 11-shen më të mirë për vitin 2019, mbrojtësi i majtë i Leicester City, Ben Chilwell, nuk ka asnjë dyshim – thotë se Robertson është më i miri në botë.
“Ai është lojtar i shkëlqyer”, tha Chilwell për faqen zyrtare të Leicester. “Ai është mbrojtësi më i mirë në botë do të thosha dhe nuk është aspak ekzagjëruese”.
“I shikoj ndeshjet e tij sepse është më i vjetër dhe e shikoj se çfarë po bën për t’u përmirësuar”.
“Ai dhuron shumë asiste dhe shkon shumë përpara, është më i miri”.
“Është i mirë edhe defensivë kështu që është lojtar nga i cili përpiqem të mësoj në këto momente”.