Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, ka bërë një deklaratë senzacionale duke thënë se Gunners do të nënshkruajnë me yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

 

Mbappe, 18 vjeç , ka marrë vëmendjen e elitës së Evropës pasi ka shënuar 21 gola në 25 paraqitje këtë sezon.

 

Real Madridi është gjithashtu i interesuar për sulmuesin, por përkundër liderëve të ligës franceze të cilët këmbëngulin që transferimit duhet të jetë rekord parash kush dëshiron ta blejë, Pires këmbëngul se Mbappe është i lidhur me Arsenalin.

 

“Mendoj se Arsenali do të nënshkruajë me të. Problemi është vetëm se sa para. Mbappe ka potencial për të luajtur për Arsenalin dhe Wenger është menaxheri i duhur për ta menaxhuar atë. Monaco dhe Arsenal janë shumë të ngjashme si klube, kështuqe nuk do të jetë tranzicion i madh për lojtarin. ” ka deklaruar Pires për BwinSports.

 

SHPËRNDAJE