halmiiuiuBeograd, 23 maj  -Lideri i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, ka takuar sot presidentin e Republikes se Serbisë Tomislav Nikolic me te cilun ka folur kryesisht mbi situaten e shqiptareve ne Luginen e Preshevës, pas zgjedhjeve te 24 prillit.

NBë këtë takim me te parin e Serbisë Nikolcin, shefi i PVD-së, Riza Halimi ne Boegrad ishte i shoqeruar nga deputeti i posazgjedhur  Fatmir Hasani dhe kryetarja e PVD-së se qytetit Ardita Sinani, njeherit kryetare e ardhshme e Kuvendit të Preshevës.

“Takimi me persidentin serb Nikolic kishet per qellim per ta nöjftuar mbi situaten e shqiptareve të Luginës se”Preshevës, te cilet viteve te fundit jane viktime e politikave diskirmunuese duke filluar nga paunesia deri tek tekstet shkollore, shëndetesia e simbolet kombëtare,,.” ka thenë z. Halimi për agjencine lajmeve “Presheva jonë” pas ketij takimi me persidentin Nikolic.

Ceshtja tjeter, sipas Halimit nga ky takim me kreun e shtetit serb ishte edhe situara e  re e krijuar ne Presheve dhe Luginë pas zedhjeve te 24 prillit, ku shqiptarët janë pjesë e shumicës parlamentare, e cila nuk ka qenë e rastit.

Sipas liderit të  PVD-së Halimi “kërkesa jonë themelore drejtuar Beogradit ishte se qeveria serbe duhet të ndryshoje kurlsin poltike dhe qendriemt ndaj Lugines së Preshevës me shumicë shqiptare dhe kjo duhet te bëhet nëpërmjet qeverisë dhe organeve e tjera ekzekutive për zgjidhjen e problemeve që preokupohen shqiptaret keto vitet e fundit”,  citon “Presheva Jonë”

Duke folur për Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Halimi ka shtuar  se ky organ vepron në rajonet me popullatë shumicë shqiptare, dhe se detyrat kryesore rrjedhin nga Beogradi.

SHPËRNDAJE