akademmKemi nderin, që në emër të 28 familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së dhe në emër të kryesisë së Akademisë Përkujtimore të Ushtrisë Çlirimtare, (UÇPMB-së), për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, t`ju ftojmë, që të merrni pjesë dhe ti nderojmë dëshmorët.
 Akdemia ërkujtimore mabhet me 28 maj (e shtunë), në Buchs (SG), njotrn agjencia  elajemeve “Presheva Jonë” ne te cilin manifestim prtiet te amrrin pjesë, famijare të deshmorëve, personalitete dhe ish komandant te UCPMB-së

 

Prandaj ftojme të gjithë bashkatdhetarët, kudo që gjenden, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut tone vijnë, e që duan ti nderojnë dëshmorët, janë të mirëseardhur në Akademinë përkujtimore, që organizohet për çdo vjet, e vetmja në gjithë diasporën shqiptare.

Programi do të mbahet më: 28. Maj 2016 ( e shtune), duke filluar, nga ora 19:30. 
Prezenca Juaj, do të nderoj dëshmorët e rënë për liri. Akademia, do të jetë me një program të pasur kulturo- artistikë dhe risi të tjera me musafirë të shumtë dhe me prezencën e veprimtarëve të njohur. Ju mirëpresim dhe ndani kohë për ti nderuar dëshmorët, kur dihet, se ata dhanë jetën për të mirën e atdheut, flamurit kuq e zi e hymnit kombëtar.

Hyrja është falas

Adresa: Hanflandstrasse 17, 9470 Buchs SG, Zvicër

Për info: 079/ 617 15 62 dhe 077/ 423 63 79.

 

Mirë se na vini!

Këshilli Organizativ i Akademisë në bashkëpunim me SH.H. L. „Presheva“ dhe SH.H. „Medvegja

deshflaa11

SHPËRNDAJE