Riza Halimi ka nënvizuar se është një mungesë e rezultateve konkrete në disa sfera të rëndësishme pikërisht që nuk po realizohet kërkesat themelore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mos qasja direkte në qeverinë republikane.

Arditë BEHLULI

Preshevë, 4 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Kreu i lartë i Partisë për Veprim Demokratik (PVD)  gjatë ditës së sotme kanë mbajtur takim, me ç`rast në rend të ditës kanë pasur rishqyrtimin e funksionimit të Trupit Koordinues, terminin rreth mbajtjes së zgjedhjeve në kuadër të partisë pas përfundimit të procesit të parë në nivel degësh. 

Njeriu numër një i këtij subjekti politik Riza Halimi, njëherësh edhe Deputet Popullor, potencoi se së bashku me anëtarët prezent gjatë ditës së sotme shqyrtuan funksionimin e deritanishëm të Trupit Koordinues, që ka tone kritike për punën dy vjeçare rreth bashkëpunimit të realizimit të rrolit të paraparë në shumë çështje të zhvilluara në të cilën merren dhe kryhen procese pa marrë vendime dhe konkluza edhe nga anëtarët e Kryesisë së Trupit Koordinues.

Riza Halimi ka nënvizuar se është një mungesë e rezultateve konkrete në disa sfera të rëndësishme pikërisht që nuk po realizohet kërkesat themelore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, mos qasja direkte në qeverinë republikane. Si pikë tjetër e mbledhjes së sotme ishte edhe procesi dytë i zgjedhjeve në kuadër të PVD që priten të mbahen për një periudhë të shpejtë kohore. Në kuadër të takimit të sotëm udhëheqësi i këtij subjekti politik Riza Halimi i njoftoi anëtarët e kryesisë së përgjithshme të PVD-së rreth realizimit të takimit të parë me kryetarin e partisë Demokracia e Re, Ymer Selmani në Maqedoni për bashkëpunim ndërpartiak. Brenda një afati të shkurtër realizohen zgjedhjet në kuadër të Partisë për Veprim Demokratik.

SHPËRNDAJE