Résultat de recherche d'images pour "rexhep hoti preshevë"Intervistë me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti

 

Rexhep Hoti, Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, pas kthimit nga Medvegja i ka dhene nje interviste gazetes kombëtare “Bota sot” . Do përkujtuar se per vizititn e Hotit ne Luginen e Presheves mediat serbe quan pluhur, duke thenë se vizita ne fjale e zyrtarit te PDK-së ishte private.

“Vizita në Medvegjë ishte vizitë me emocione sepse aty e pashë më konkretisht Çamërinë e dytë të shqiptarëve…” ka thëne z.Hoti ne kete intervistë

 

  • Z. Hoti, qëndruat në Luginën e Preshevës. Cili ishte qëllimi i vizitës suaj?

HOTI: Në qershor të vitit të kaluar pata një vizitë në Luginë ku pata premtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të merret shumë më seriozisht me këtë anë. Natyrisht të rinjtë e kësaj ane, organizatat rinore e veçmas nxënësit, kishin dëshirë që t’ju mundësoja një vizitë nëpër Kosovë. Natyrisht, nën mbështetjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës arritëm të organizonim një shëtitje nëpër Kosovë me mbi 100 nxënës nga Lugina, të cilët i priti edhe vet kryeministri. Qëllimi në atë kohë ishte të shpalosja para tyre vizionin e Programit Nacional për Rininë, i cili është program ekskluzivisht për nxënësit dhe me të cilin e kisha planifikuar dhe projektuar prej kohësh që Lugina të ishte pjesë e pandashme e tij. Jam i lumtur që në fundin e shkurtit ky premtim u bë realitet, me ç’rast nënshkruam edhe marrëveshje bashkëpunimi për programin në fjalë me kryetarin e Komunës së Preshevës dhe atë të Bujanocit.

  • Duket se vizita juaj ndikoi edhe në bashkimin e liderëve të Luginës. Cila ishte porosia juaj për ta?

L’image contient peut-être : 7 personnes, dont Osman Sadiku et Leme Xhema, personnes debout et intérieurHOTI:  Estabilishmenti politik i Luginës pavarësisht që ka një diversiteti të thellë, të shumanshëm politik, ai di edhe të jetë i bashkuar dhe të ketë një qëndrim për dy-tri çështje kapitale me interes të veçantë kombëtar e shtetëror. Kisha nderin që t’i kisha të gjithë liderët e Luginës në tryezë, duke dhamë një shembull praktik edhe për të ardhmen veçmas, për subjektet politike në Kosovë, të cilat Luginën duhet ta shohin si një tërësi të unifikuar prej faktorëve politik që janë atje. 3. Me përfaqësuesit në Luginë arritët ndonjë marrëveshje? 3. E vërteta është se marrëveshja më e madhe me të gjithë përfaqësuesit politik të Luginës nga pozita dhe opozita, ishte fillimi për ta krijuar shembullin e mirë se përballë raporteve me Republikën e Kosovës, Lugina duhet të flas me një zë. Ky qëndrim u përqafua nga të gjithë dhe ai takim ishte mbrëmja unifikuese e Luginës, e cila do të ketë në të ardhëm edhe shumë të tjera.

  • Sa ishin të gatshëm ta përqafonin idenë e presidentit të Kosovës për “korrigjim” apo bashkim të Luginës me Kosovës?

Résultat de recherche d'images pour "rexhep hoti preshevë"HOTI: Nuk biseduam në prizmin e korrigjimit, të ndryshimit apo të ideve të cilat në kohën e fundit janë përhapur nëpër opinion. Politika e Luginës pa përjashtim thirrej në hapat e saj të bëra në kontinuitet në raport me Kosovën si dhe në aktet tjera vendimmarrëse të vet popullit të Luginës. Ky ishte konsensusi i tyre që është ditur edhe më herët, prandaj Programi Nacional për Rininë në të vërtet është veprimi konkret i politikës që flet në këtë drejtim.

  • Z. Hoti, vizita juaj në Luginën e Preshevës u mirëprit nga liderët në rajon. Pati jehonë të madhe në mediat tona, madje edhe në ato serbe, të cilat kanë shkruar se “një funksionar nga Kosova bëri një vizitë private në Medvegjë” (Kosovski funkcioner privatno boravio u Medvedi i vratio se bez potpisanog sporazuma). Si i komentoni këto shkrime?

HOTI:  Nuk është hera e parë që mediat serbe trazohen nga vizitat e mia apo nga qëndrimet e mia private apo politike. Në të vërtet unë isha në atdheun tim dhe në atdheun tim unë mund të kem vizita edhe private edhe zyrtare, të hapura dhe të mbyllura. Vizita në Medvegjë ishte vizitë me emocione sepse aty e pashë më konkretisht Çamërinë e dytë të shqiptarëve. E pashë gjithë atë hapësirë të boshatisur e cila kishte mbetur nën mëshirën e disa qindra njerëzve të cilët me shumë mund po e mbanin gjallë jetën, u premtova atyre që do t’i ofroj kryeministrit propozime konkrete 1. Për krijimin e një koordinatori për Medvegjën 2. Krijimin e një fondi humanitar për Medvegjën 3. Senzibilizimin e opinionit publik brenda dhe jashtë Kosovës për Medvegjën 4. Ekuivalencën kryesore të dialogut të ardhshëm të mundshëm të Kosovës me Serbinë.

SHPËRNDAJE