Rexhep Hoti bashkon lideret e Luginës së Preshevës kokë me kokë. Ja mbledh pejtë: Ose bashkë, ose harrone Prishtinën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në këtë takim u bisedua gjatë për rëndësinë e bashkëpunimit pa dallime partiake, për problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe me theks të veçantë lidhur me Programin Nacional për Rininë.

Të pranishëm në takim ishin z. Fatmir Hasani, Deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Kryetar i Komunës në Bujanoc, z. Shqipërim Arifi, Kryetar i Komunës në Preshevë, Dr. Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit të Komunës në Bujanoc, z. Sami Saliu Kryetar i Kuvendit të Komunës në Preshevë, Ardita Sinani, Kryetare e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Shqipërim Jonuzi, Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Nagip Arifi, Kryetar i Partisë Demokratike në Luginë, Galip Beqir, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Enver Memeti, Këshilli Kombëtar Shqiptar, Armend Aliu, nënkryetar i Komunës së Preshevës e të tjerë.

SHPËRNDAJE