Résultat de recherche d'images pour "Artemis Dralo"Znj.Artemis Dralo, zvm e Evropes dhe PJ  në Gjenevë duke ndjekur punimet e Sesionit te 40-te te Këshilli për të Drejtat e Njeriut

 

Gjeneve/UN, 26 shkurt -Sot ne Pallatin e OKB-së ne Gjenevë kane nisur punimet e Sesionit te 40-te te Këshilli për të Drejtat e Njeriut (25 shkurt-22 mars) ku po mer pjese edhe nje delegacion nga Tirana i perfaqesues nga Ministrija e Puneve te Jashtme, rrespektivisht znj.Artemis Dralo, zvm e Evropes dhe PJ, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

Seanca eshte hapur nen kryesinë e z Coly Seck, Përfaqësuesi i Përhershëm i Senegalit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.  Sesioni e sivjem te Këshilli për të Drejtat e Njeriut e hjapi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, z. António Guterres. Pas tij fjalën e mori Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Znj. María Fernanda Espinosa si dhe nga Shefi i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Ignazio Cassis, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

Gjatë sesionit katër-javor (25 shkurt-22 mars) Këshilli do të shqyrtojë më shumë se njëqind e njëzet raportet e paraqitura nga ekspertë nga të drejtat e njeriut dhe organeve tjera hetuese në shumë tema interesante dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në gati pesëdhjetë vende . Në total, Këshilli do të mbajë më shumë se tridhjetë e pesë debate interaktive me mbajtësit e mandateve.

Nga e hëna deri të mërkurën 25, 27 shkurt – gati 100 personalitete të larta që do të trajtojnë çështjet e të drejtave të njeriut me interes të veçantë ose shqetësim për vendin e tyre.

Së fundmi, Këshilli do të ketë para saj raportet e Raportuesit Special dhe Forumit për Çështjet e Minoriteteve të mërkurën, 13 mars.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut është një organ ndërqeveritar i sistemit të Kombeve të Bashkuara i themeluar më 15 mars 2006 për të forcuar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

SHPËRNDAJE