Preshevë, 23 tetor  -Ne praga te Asamblesë së Përgjthshme te Interpolit ne Dubai, Kosova në vend se të lobojë pro anëtarësimit të vendit ne këte organizate policore boterore, në Prishtine pjellin afera të zeza me kreun e shërbimit sekret te Kosovës?!

Keshut Rasti i Maxhunit (AKI) me aferen e fundit ne Kosovë rreth armeve dhe drogës në makinën e të birit qe po merren mediat ne Kosovë ka shqetesuar, jo vetem qytetaret por edhe koleget e policise dhe nderombëtaret.

Reshat Maliqi: Në aferën e Maxhunit dicka ka. Pa hangër hudra nuk të vjen era! Nevoitet hetim ndërkombëtar

I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” se si komenton aferen e Maxhunit, ish-shefi i policise se Kosovës Reshat Maliqi, sot drejtor i drejtorise per planifikim strategjik dhe qeshtje ligjore eshte pergjigjur se “afera e fundit qe po shkruhet me te madhe ne mediat tona dhe te huaja nuk eshte bash per t’u anashkaluar. Sikur te merreshin mediat serbe. mund te themi se ka vend ketu per spekulime apo shkrime tendencioze, por une kam besim ne mediat tona. Prandaj do te thoja ketu ka diqka, apo siq thone pa hanger hudra nuk te vjen era!.. Ose, ketu duhet futur ne burg ata që ju ka zënë droga dhe armët ose gazetaret që po rrejnë, këtu s’jane tri, po dy të verteta!..”

Sipas Maliqit “po ndjek me vemendje shrkimet dhe deklaratat e zyrtareve jo u kane droma e jeme je e jtoja jo e atij, kam pershtypjen se dikushpo don që përgjegjësine ta zgjerojë. Nëse është e vertete cfare shkruajne mediat tona, une nuk di pse presidenti i vendit Hashim Thaci hesht dhe cka po pret ne këte drejtim. Per mendimin tim shkarkimi nuk mjafton…”

“Ketu nevoitet nje hetim nderkombëtar me qellim te rujatjes se imazhit te vendit tone. Spse këto afera Kosoves nuk i nevoiten sot, dimsop tash ne kohen e integrimeve q ekam friken mund ta vestirsoje rrugne e anetaresimit te vendit tone ne Interpol qe pritet te ndodhe ne fund te nentorit te ketij viti..” , ka thëne ne fund per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” drejtori i drejtorise per planifikim strategjik z.Reshat Maliqi ish-shef i policise se Kosovës.

SHPËRNDAJE