Po sipas këtyre burimeve që kërkojnë të mbesin anonime për RTV Presheva, kanë konfirmuar se nga kjo seancë do të dilet edhe me një deklaratë politike, nga ku do ti drejtohen mekanizmave ndërkombëtarë, me kërkesa për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në të gjitha aspektet.

 

Preshevë, 24 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Këtë gjë e konfirmojnë burimet mjaftë të sigurta brenda subjekteve politike që janë participuese në kuvendet e që të tri komunave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Po sipas këtyre burimeve që kërkojnë të mbesin anonime për RTV Presheva, kanë konfirmuar se nga kjo seancë do të dilet edhe me një deklaratë politike, nga ku do ti drejtohen mekanizmave ndërkombëtarë, me kërkesa për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në të gjitha aspektet. Më një dhe dy mars të vitit 1992 u organizua Referendumi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku në mënyrë plebishitare popullata shqiptare e këtij rajoni votoi për autonomi politike territoriale me të drejtë t’i bashkohen Kosovës. Në këtë referendum autonomin politike territoriale me të drejtë t’i bashkohen Kosovës, e kanë përkrahur 97.8% e votuesve.

SHPËRNDAJE