LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS -DEGA NË ZVICËR

Ftesë për shënimin e 4- Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Të nderuar bashkatdhetarë

Me rastin e 4- Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,

Kryesia e LDK-së Dega në Zvicër në bashkëpunim me kryesinë nëndegës  së LDK-së Bremgarten-Wohlen organizon manifestim festiv për anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së dhe të gjithë bashkatdhetarët.

Andaj ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë kremtim të përbashkët festiv të kësaj dite të shënuar në historinë e Kosovës.

Manifestimi mbahet të shtunën, më 03 mars 2012 duke filluar në ora 18.30.

Adresa: Casino Wohlen, Zentralstrasse 30 5610 në Wohlen

Programi i Manifestimit :

Në këtë manifestim do të flitët për këtë datë me rëndësi kombëtare historike, ndërsa në pjesën artistike në vazhdim pjesmarrësit do ti argëtoi grupi i këngëtarëve të mirënjohur Vëllezërit Mziu me Orkestrën e tyre si dhe ai Shkollës së vallëzimit të ansamblit “ SHOTA “ ne¨Zvicër me disa pika të vallëzimit të zgjedhura nga koreografi z. Agron Bajrami.

Gjithashtu edhe nxënësit e  shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe do të paraqiten me programin e tyre.

Ju mirëpresim !

 

Me nderime

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër

Kryesia e nëndegës së LDK-së Bremgarten-Wohlen

SHPËRNDAJE