Pavarësisht gjithçkaje Murinho nuk heq dorë nga alternativa Maicon, por nëse kjo nuk i realizohet duhet që të marrë më seriozisht alternativat e lartpërmendura, për të pasur një siguri më të madhe në mbrojtje.

 

Skuadra madrilene kohëve të fundit ka pasur pak zgjidhje për pozitën e numrit 2. Me largimin e Rikardo Karvalos drejtë Leverkusenit,  Reali ka shfaqur interesim te jashtëzakonshme për sjelljen e një lojtari anësor, duke e ditur se ne atë pozite për momentin ka vetëm Arbeloan që konsiderohet edhe lojtar kryesor, por lëndimet dhe mosha e këtij lojtari nuk e lejon Realin qe te filloj kampionatin vetëm me Arbeloan, dhe për këtë ka shfaqur interesim të madh qe ta sjellë njërin nga disa emrat e përfolur që mund te jenë me afër Madridit.

Gjithsesi prioritet është sjellja e brazilianit Maicon që konsiderohet si njeri ndër lojtarët me të mirë në botë për këtë pozitë, por konkurrenca për këtë lojtar është shumë e madhe duke e parë se Chelsea dhe PSG janë mjaft të interesuara, dhe natyrisht klubi anglez Chelsea ka negociatat e avancuara ne këtë drejtim duke i ofruar një vlerë 8-10 milion funta. Si alternativa tjera për këtë pozitë shihet edhe Ivanovic, serbi që luan ne radhët e Chelsea, gjithashtu edhe portugezi Bosingva është një mundësi e mirë për të zëvendësuar këtë pozitë, opsioni më i ndritshëm që garanton një të ardhme të mirë, por njëkohësisht edhe më shtrenjti është braziliani Mario Fernandes.

Pavarësisht gjithçkaje Murinho nuk heq dorë nga alternativa Maicon, por nëse kjo nuk i realizohet duhet që të marrë më seriozisht alternativat e lartpërmendura, për të pasur një siguri më të madhe në mbrojtje.

 

 

Kundërpërgjigjet Real Madridi

 

Sipas medieve kroate, arritja e marrëveshjes në mes Modriçit dhe Realit ka përfunduar, mbetet vetëm marrëveshja në mes klubeve, për t’iu realizuar ëndrra Modriçit.

 

Real Madrid, ka vendosur edhe ketë vere të jetë aktive, përpos se do shesë shume nga lojtaret e kontingjentit te saj, Reali ka vendosur edhe për përkujdesjen e shijeve të fansave të vet duke nënshkruar me njërin nga lojtarët më të mirë të Totenhemit dhe të mbarë botës, me mesfushorin shtatshkurtër Luka Modric, i cili pritet shumë shpejt ti bashkohet mbretërve për një shumë të konsiderueshme parash (30 milion funta). Ardhja e Modricit në Bernabeu konsiderohet blerja më e rëndësishme e mesfushës madrilene. # Fatlum Hetemi

SHPËRNDAJE