Real Madrid ka identifikuar një përforcim të madh për verën e vitit 2017.

 

Real Madrid do ta transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, raporton e përditshmja sportive madrilene “AS”.

 

Reprezentuesi italian është objektiv i madh i “Los Blancos” për afatin kalimtar të verës, kur do të skadojë dënimi i FIFA.

 

Verratti pritet të largohet nga Parc des Princes ndërsa kërkohet edhe nga Juventus, Inter e Bayern Munich, përcjell “lajmi.net”.

 

Por, Real Madrid dëshiron ta sjellë në Madrid duke i dhënë një goditje te fuqishme Barcelonës që e kërkoi me ngulm një vit më parë.

 

SHPËRNDAJE