Realit të Madridit po i mbaron durimi me brazilianin Kaka’.

Klubi “merengues” do të presë oferta verën e ardhshme nga klubet e interesuara për mesfushorin për shkak të rendimentit të tij të ulët me fanellën e bardhë.

Në ndeshjen ndaj Deportivo La Coruna, Kaka luajti titullar, por loja e Real Madrid u përmirësua vetëm pas daljes së tij nga fusha e lojës.

Që pas rikthimit të tij nga dëmtimi në 3 janar, Kaka’ ka luajtur vetëm 438 minuta nga 1350 të mundshme, ose thënë ndryshe 32.4% të minutave.

Sipas shtypit anglez, braziliani është shumë pranë Chelsea. Klubi londinez mund të ofrojë edhe Didier Drogba si monedhë shkëmbimi për të ulur çmimin e brazilianit.

SHPËRNDAJE