Résultat de recherche d'images pour "thaci pacolli okb"New York, 26 shtator  -Sesioni i 73-te i Asamblese se Përgjithshme te OKB-së ka tubuar delegacione te 193 vendeve anëtare per të marrur pjese ne debatin e përgjithshëm, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, përshirë ketu edhe nje delegacion shqiptar nga Tirana përafaqësues nga kreu shtetëror nga Republika e Shqipërisë z.Ilri Meta i cili pritet sot te ket nje takim me shefin e OKB-së Antonio Guterres, njofton agjencia e lajemeve «Presheva Jonë » nga Kombet e Bashkuara.

 

Zedhenësja e sekretarit te pergjitshem te OKB-sër znj. Eri Kaneko: Prania e delegaconit kosovar ne OKB privatisht, as si vezhguese si Palestina

Udhëheqësit botërorë nga e henja jane tubuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Njëqindetridhjetepesë udhëheqës të shteteve dhe qeverive dhe dhjetëra ministra do të zhvillojnë takime, perfshifre këtu edhe ato nga vendet e ballkanit, Shqiperia, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Serbia etj.. njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga OKB.

RTK, Klan Kosova dhe disa media kosovare, sidomos ato te njohura tashme pro Hashim Thacit kane raportuar se “Ne Asamblene e përgjithshme te OKB-së ne New York po merre pjese edhe nje delegacion nga Kosova i prire nga presidenti kosovar..”

Por, zyrtaret e OKB-së ne New York kane dematuar kete lajm, duke pohuar se “As Hashim Thaci e as  nodnje delegacion nga Prishtina nuk eshte ftuar ne sesionin e sivjem te Asamblse se Përgjithshme te OKB-së. Se si kan mundur te hyjne ne lokalet e Pallatit e OKB-së, mund t’i pyesni ata..”

Pyetjes rreth prezencës së delegacionin nga Kosova në punimet e sivjeme të sesionit të AP-së të kKombeve të Bashkuara znj. Eri Kaneko, zëdhënëse e OKB-së për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë » është përgjigjur se «delegacioni, përfaqesuesit nga Prishtina në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork nuk jane ftuar zyrtarisht, dihen aresyerat. Nese ata jene ne New York mund te jen privatisht dhe jo ne punimet e sesionit te AP te OKB-së.”

“OKB nuk lëshon ftesa në vetvete për Asamblenë e Përgjithshme. Lidhur me Debatin e Përgjithshëm të nivelit të lartë, vetëm përfaqësuesit nga Shtetet Anëtare dhe Vëzhguesit e Përhershëm mund të flasin…” ka thëne sot per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” zedhenësja e sekretarit te pergjitshem te OKB-sër znj. Eri Kaneko (“The UN does not issue invitations per se to the General Assembly. Regarding the high-level General Debate, only representatives from Member States and Permanent Observers can speak.“)

Se a i ishte Kosova prezent si vezhguese ne sesionin e Asamblese së Përgjitshme te OKB-së zyrtarja e OKB-së ne fund per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka pohuar “Jo – Dihet vëzhguesse te Përhershëm janë vetem dy vende Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës” (“No – the two Permanent Observers are the Holy See and the State of Palestine”)

SHPËRNDAJE