Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Prokurorisë së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nën dyshimet për dallavere me ndërtime në Brezovicë. Dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, raporton Express.

Express mëson se njëri nga zyrtarët e ministrisë që u sot është kryeinspektori Bedri Halimi.

Ndërsa, pesë të arrestuar janë qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Po ashtu, bastisje pati edhe në objektin e Ministrisë së Mjedisit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim. /Express/

SHPËRNDAJE