Nuk do ta besoni çfarë thotë Mihajlovic pas asaj që i ndodhi mbrojtësit të Kombëtares (Video) Sinisha Mihajlovic ka thumbuar Arlind Ajetin, pas gabimit që bëri në ndeshjen e djeshme

Torino ka barazuar 1:1 ndaj Empolit në udhëtim në kuadër të Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Torinos, Arlind Ajeti, ka qenë figurë tragjike në barazimin 1:1 ndaj Empolit, transmeton Gazeta Express.

Ai ka qenë i pafat në këtë takim, pasi pasimin e tij drejt portierit e ndali uji që ishte mbledhur në fushë, duke i dhënë pastaj mundësinë Empolit që të barazonte 1:1.

“Nuk u zemërova me të, djaloshit i vjen keq për atë që ndodhi. Por i thashë se kur sheh një fushë në kushte të tilla, të cilat na penalizuan, ose e pason topin më fort, ose e ngre lart. Por këtë, futbollistët duhet ta dinë”, tha fillimisht Mihajlovic.

“Ai bëri atë që duhej të bënte, nuk ishte e lehtë për të. Të vjen keq për atë naivitet, por mendoj se u paraqit mirë”, shtoi trajneri serb.

SHPËRNDAJE