Një raport i UNMIK i bërë publik ditën e sotme ngarkon me akuza të rënda ish-liderin e serbëve të Mitrovicës, Oliver Ivanovic.

Raporti është publikuar në gazetën “Koha Ditore” dhe akuzon Ivanovic për vrasjen e 10 shqiptarëve, plagosjen e dhjetra të tjerëve dhe dëbimin e tyre nga Mitrovica veriore.

Nga ana e tij, Ivanovic i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si të pabaza dhe si një kundërraport ndaj raportit të KiE. 

SHPËRNDAJE